Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,232 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Bergomi nuk permbahet: “Mbase nuk e dini, por tek Interi eshte dikush qe per Lukaku do bente nje cmenduri.”

Inter, Bergomi nuk permbahet: “Mbase nuk e dini, por tek Interi eshte dikush qe per Lukaku do bente nje cmenduri.”
Inter Club Staff

I pyetur kesaj radhe per mikrofonat e Sky Sport, Beppe Bergomi ka folur per nje transferim te mundshem te Romelu Lukaku tek Interi.

Ish-mbrojtesi dhe kapiteni legjendar i Interit eshte shprehur shume pozitiv per nje rikthim te lojtarit dhe ka zbuluar edhe dicka teper te rendesishme.

“Ne nentor apo ne dhjetor une kam thene se Inter ka bere nje futboll te madh, por i ka munguar nje tip lojtari.”

“I ka munguar ai lojtari qe zgjat skuadren, qe i mban skuadrat prapa nga frika e nje kundersulmi te shpejte dhe te fuqishem.”

“Kjo te jep mundesi qe te mbrosh me me shume kujdes dhe me ngushte. Por te jep mundesi qe te shenosh ne kundersulm dhe te mbyllesh ndeshjet.”

“Lukaku ka qene ky tip lojtari ne ato dy vite tek Interi. Ka qene nje lojtar qe ka vendosur shume fatin e skuadres.”

“Mbase nuk e dini, por tek Interi eshte dikush qe per Lukaku do bente nje cmenduri: ai eshte Simone Inzaghi.”

“E kam thene disa here por po e them perseri: duke folur me Inzaghin veren e kaluar ai me tha: “E kam stervitur vetem 15 dite por nuk kam stervitur kurre nje lojtar kaq te forte”… Nese do e kishte ne dore Inzaghi, do vinte i pari Lukaku e me pas te gjithe te tjeret ne kete merkato.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.