Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

844 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Biasin konfirmon gjithcka: “Po, eshte shume e vertete. Interi po tenton me te gjitha menyrat per te blere…”

Inter, Biasin konfirmon gjithcka: “Po, eshte shume e vertete. Interi po tenton me te gjitha menyrat per te blere…”
Inter Club Staff

Tashme nuk eshte me as dicka e re dhe te gjithe jane ne nje mendje: Interi ka hequr dore nga Sandro Tonali per nje arsye te qarte.

Zikalterit duan te besojne per mesfushen tek emra te medhenj te futbollit europian dhe jo tek talente qe ende jane ne hapat e pare te karrieres.

Keshtu eshte shpjeguar edhe braktisja e Interit per pisten Tonali, por nderkohe, shume media dhe gazetare ne Itali bejne me dije edhe endrren tashme te qarte te Antonio Contes.

Nuk ka asnje dyshim: eshte N’Golo Kante lojtari qe Antonio Conte po tenton me te gjitha menyrat per ta marre ne Milano te Interi i tij.

Por per kete duket e qarte se Interi me pare duhet te shese per te bere ndonje levizje ne drejtim te tij dhe Chelsea.

Per kete arsye, ka folur pak me pare edhe Fabrizio Biasin, nje gazetar shume afer Interit, qe e pranon hapur se Interi po e kerkon me ngulm lojtarin por qe shanset qe ai te vije jane teper te pakta.

“Po, eshte shume e vertete. Interi po tenton me te gjitha menyrat per te blere N’Golo Kante. Po e provon, por duhet te shtoj edhe dicka tjeter.”

“Shanset qe Interi ta bleje shpejt ate jane po aq sa jane shanset per ta pare Kante te nje parukier”, ka ironizuar ai dhe ka shtuar si me poshte.

“Ai kushton 60-70 milione euro dhe do te duhet ndonje formule magjike per te arritur tek ai. Por po, Interi po e provon per te e nuk ka pike dyshimi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.