Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

265 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Biasin tregohet shume i ashper: “O popull qe po e diskutoni kaq shume, se kuptoni qe Suning…”

Inter, Biasin tregohet shume i ashper: “O popull qe po e diskutoni kaq shume, se kuptoni qe Suning…”
Inter Club Staff

Shifrat e bilancit me humbje te Interit per sezonin 2020-2021 jane pothuajse tema kryesore ne Itali per shume media dhe gazetare.

Me sa duket, bilani i mbyllur me rreth 245 milione euro humbje nga Interi ne kete vit te ndikuar nga pandemia, ka habitur jo pak njerez.

Por nder ta, nuk eshte Fabrizio Biasin, nje gazetar me bindje zikalter, qe shkruan per Libero dhe ka dashur ti shpjegoje te gjitheve ne menyren me te thjeshte te mundshme se cfare ka ndodhur me bilancin zikalter dhe nga lindin keto humbje te medha.

“O popull qe po e diskutoni kaq shume bilancin e sapo mbyllur te Interit, se kuptoni qe Suning, Marotta, apo Antonello, jane nga ana e Interit?”

“Nuk eshte askush per tu kritikuar, sepse jo me larg se pak dite me pare, Barcelona sapo publikoi bilancin e saj me rreth 500 milione humbje. Por kjo nuk eshte ceshtja.”

“Per humbjet e Interit ‘fajtori’ (nese mund ta quajme te tille, eshte ajo qe po na cmend te gjitheve: pandemia.”

“Por le te shohim me kujdes edhe te dhenat dhe shifrat e bilancit me humbje per ta kuptuar me mire dhe me thjeshte:

Pra, Interi ka 246,6 milione euro.

Nga keto, humbjet vine nga gjerat si me poshte:

– 60 milione euro nga mungesa e tifozeve ne stadium (edhe 70 ndoshta)

– 50 milione euro qe nuk jane paguar nga sponsorat duke qene se pandemia ka ndikuar per te prishur kontratat perpara kohe ose jane rinegociuar

– 15 milione euro nga Nainggolan dhe Joao Mario

– 14 milione euro pagese per Conten dhe stafin e tij per te ikur.

Nderkohe, parashikimi eshte se ne 2021-2022, Interi fale shitjeve te bera do te kete nje humbje qe ne kete industri mund te quhet normale: rreth 80-90 milione euro. Pra, asnje tragjedi.”

“Gjeja e pare qe duhet bere eshte te hapen stadiumet. Klubet e kane te pamundur te vazhdojne keshtu duke pare koston e larte qe kane”, e ka mbyllur ai shkrimin e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.