Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

662 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Biasin zbulon cdo gje: “Do ju tregoj cfare po ndodh me Bremer: a e dini qe ai ka folur edhe me…”

Inter, Biasin zbulon cdo gje: “Do ju tregoj cfare po ndodh me Bremer: a e dini qe ai ka folur edhe me…”
Inter Club Staff

Nder lajmet me te rendesishme qe lexohej sot ne faqet e Libero, njeri ka pasur te beje pikerisht me Bremer.

Per kete gazete, gazetari i njohur Fabrizio Biasin ka treguar gjithcka cfare di rreth te ardhmes se brazilianit ne Milano.

“Ka dy gjera per Bremer qe dihen, por nuk thuhen. E para, qe eshte shume i forte. Kete e ka vene re i madh e i vogel.”

“E ka vene re edhe gjyshja ime, nje grua me vlera te medha morale por qe nga futbolli merr vesh shume pak.”

“Per sa i perket te tjerave, Bremer i ka ndalur te gjithe. Nderkohe, e dyta: eshte shume i ri dhe po afrohet me hapa nderkombetare me me te medhenjte ne kete sport.”

“Lojtari i pelqen gjysmes se botes, por me sa duket, edhe pse nuk dihet si ka lindur gjithcka, lojtari i ka dhene nje gjysme fjale Interit.”

“E madje madje, dje ne Como eshte pare aty anash liqenit, duke takuar nje agjent te njohur imobilar. Per cfare ta kete takuar valle?”

“E me vone kane ngrene nje dreke per ore me radhe. Kete gje nuk e shkruajme ngaqe jemi miq te pronarit te atij lokali, jo…”

“Ne eren e informacionit qe mjafton dicka e vogel dhe mund te shkruash faqe te tera, nuk ka nevoje te zgjatemi shume per kete histori.”

“Gjerat jane dy, ose Bremer po shikon nje shtepi per pasi te terhiqet nga futbolli, thone se jetohet mire ne Como.”

“Ose po kerkon nje shtepi per tani, mbase ndoshta ngaqe eshte shume afer me Appiano Gentilen?”

“Ju mund te thoni: budallalleqe, mbase donte te hante thjesht nje darke dhe aq”. E ne po ju themi edhe me shume pra…”

“Inter dhe Bremer kane rene dakord prej shume kohesh dhe zgjatja e kontrates me Torinon ka vlejtur si nje forme sigurimi nga vete lojtari.”

“Nje pakt qe e perkthejme keshtu pa problem: “I dashur Cairo, une jam nje njeri i fjales, do te firmos, por vetem nese ti nuk do te kerkosh cmimin ne hene per kartonin tim”.

“Shifrat e operacionit mund te kapin 30 milionet, rroga diku tek 3 milione. Por ka edhe garanci te tjera ne kete mes.”

“Djaloshi ka folur me Marotten dhe Ausilion, por edhe me vete tranjerin Inzaghi. Cdo gje e mbyllur? Boh, akoma jo.”

“Le te themi se jemi ne nje rruge te mire, por vetem nje gje super e papritur mund te permbyse kete tavoline dakordesie.”

“E kjo super e papritur mund te quhet Leonardo, qe po punon ga Parisi, jo shume i dashur nga tifozet vendas por ka nje pasion te vecante per Bremer.”

“Ndjesia eshte se ai ka levizur me vonese per te, por kujdes te nenvleresimi i parave. Ato bejne ligjin sot per sot.”

“Por sa per ta mbyllur kete shkrim te gjate duhet te ndajme se: Bremer eshte shume prane Interit dhe i bindur per kete destinacion, Leonardo duket vone por asnjehere mos thuaj kurre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.