Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

404 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare bilanci negativ: “Ja hera e fundit kur zikalterit kane fituar ne Torino: ka qene koha e…”

Inter, cfare bilanci negativ: “Ja hera e fundit kur zikalterit kane fituar ne Torino: ka qene koha e…”
Inter Club Staff

Vazhdon pergatitja e Interit ne prag te ndeshjes gjysmefinale ne Kupen e Italise ndaj skuadres se Juventusit.

Zikalterit per te kerkuar finalen, duhet te bejne dicka teper te veshtire: duhet te mundin skuadren e Pirlos me 2 gola diference.

Eshte nje mision shume i veshtire, por nese llogarit edhe rezultatet e fundit qe jane arritur ne Torino, gjithcka behet akoma edhe me e veshtire.

Eshte pikerisht Tuttosport, e perditshmja italiane ajo qe kujton se kur ka ndodhur suksesi i fundit i Interit ne transferte ndaj Juventusit.

“Te arrihet nje kualifikim do te ishte nje arritje madheshtore per Interin qe do e nise shume e disavantazhuar kete ndeshje.”

“Duke marre parasysh impaktin qe do te kishte nje fitore, ajo do te konsiderohej menjehere historike ne Itali.”

“Por duhet thene se Interi ne Torino, ne stadiumin e Juventusit ka fituar per here te fundit kur Andrea Stramaccioni ishte ne pankinen zikalter ne 3 nentor 2012, dhe zikalterit triumfuan 1-3.”

Gjithesesi, duhet theksuar se edhe atehere ka qene nje fitore historike sepse ishte humbja e pare e Juventusit ne stadiumin e ri, dhe ishte pikerisht Interi skuadra qe i mbylli ate seri te gjate pozitive.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.