Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

446 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte merr vendimin e madh per sulmin? “Ja cfare i ka kerkuar ai Marottes.”

Inter, Conte merr vendimin e madh per sulmin? “Ja cfare i ka kerkuar ai Marottes.”
Inter Club Staff

Ndese deri para pak javesh fati i Alexis Sanchez dukej i shenuar, me sa duket ne kete moment nuk eshte aspak keshtu.

Oret e fundit, shanset e tij per te qendruar ne Milano jane rritur ndjeshem dhe ky lajm vjen nga mediat vendase italiane.

Per jave te tera, rikthimi i kilianit tek Manchester United dukej si dicka e bere, por fjalet e Ausilios e kane hedhur poshte kete hipoteze per momentin.

Ai ka treguar edhe njehere se Alexis Sanchez ka te gjithe besimin e Interit dhe shanset qe ai te qendroje, jane te larta. Por me sa duket, gjithcka ka te beje me nje prapaskene dhe nje vendim qe ka marre Antonio Conte.

Sipas Corriere dello Sport, eshte tekniku i Interit ai qe ka tentuar te levize guret per qendrimin e tij ne Milano.

“Interi po perfeksionon nje marreveshje per ta shtyre huazimin e lojtarit deri ne daten 30 gusht, nje huazim qe do i sherbente zikalterit per ta mbajtur lojtarin deri ne fund te ketij sezoni.”

“Por nderkohe, zikalterit po studiojne gjithashtu edhe nje formule per ta mbajtur kilianin edhe per nje sezon tjeter.”

“Ky sezon per te ka pasur shume fat te keq, sepse eshte demtuar per nje kohe te gjate. Por Conte ka besim tek ai dhe deshiron ta mbaje ne Milano. Kete gje Conte ja ka kerkuar Marottes ne radhe te pare.”

“Arsyet jane dy: e para ka te beje se ai eshte nje profil ideal per tu alternuar me Lukakun por arsyeja e dyte eshte edhe me e rendesishme.”

“Nese ai largohet, Interi i bie te nderroje 3 nga 4 sulmuesat e saj dhe per Conten ky eshte nje ndryshim shume i madh qe duhet te evitohet.”

“Maksimumi do te ishte mire te nderroheshin vetem 2 nga 4 sulmuesat qe jane aktualisht ne skuadren zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.