Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

936 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE CMENDURIE: arrihet marreveshja per Sanchez, por Marotta ka bere nje mrekulli: ai do te vije me… parameter 0!

INTER, CFARE CMENDURIE: arrihet marreveshja per Sanchez, por Marotta ka bere nje mrekulli: ai do te vije me… parameter 0!
Inter Club Staff

Duket si e pabesueshme, por me sa duket, eshte gjithcka e vertete dhe do te mbyllet brenda pak oresh.

Interi duket se ka mbyllur ne menyre madheshtore operacionin Alexis Sanchez nga Manchester United.

Sipas asaj qe tregon Sky Sport ne keto caste, Interi do te marre nga Manchesteri kilianin pa paguar asnje euro per te.

Kjo gje shihet si nje kryeveper e Marottes dhe Ausilios qe kane siguruar keshtu edhe per sezonin e ardhshem (dhe per sezone te tjera) nje lojtar teper te rendesishem. Pak me pare nderkohe, jane postuar edhe detajet.

Po cfare do te ndodhe tani? Sky Sport tregon me detaje edhe marreveshjen e arritur te Interit me lojtarin.

“Sanchez do te firmose me Interin nje kontrate tre vjecare me plot 7 milione euro ne sezon ne Milano.”

“Ai do te marre me pak se gjysma ne Milano, por ka pasur nje deshire te pamase per tu transferuar tek Interi dhe rroga nuk ka qene nje problem.”

“Nderkohe, Interi ka bere qe United te dorezohet dhe keta te fundit kane hequr dore nga 15 milione eurot qe kerkonin ne fillim per te mbyllur kete marreveshje.”

“United ka preferuar qe te largoje Sanchez edhe me zero euro, sepse keshtu kane hequr nga klubi nje lojtar me nje page shume te majme. Nese lojtari do te qendronte ne Manchester, per ta do te ishte nje problem shume i madh sidomos ne kete sezon, ku buxheti eshte prekur shume nga pandemia.”

“Keshtu, edhe njehere, ne merkato ka dale fitues Beppe Marotta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.