Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

540 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare deshtimi. Gazzetta zbulon: “Ja cfare rrezikon tani Gagliardini.”

Inter, cfare deshtimi. Gazzetta zbulon: “Ja cfare rrezikon tani Gagliardini.”
Inter Club Staff

Interi ka barazuar diten e djeshme ndaj Sassuolos me rezultatin 3-3 dhe ky barazim ka ngjallur shume polemika kudo.

Per kete ka folur edhe La Gazzetta dello Sport qe eshte ndalur goxha edhe te Gagliardini dhe tek rreziku qe ai tani ka perpara.

“Interi po e dergonte ne arkive ndshjen e djeshme, por tani duhet ta harroje shpejt. Sepse pas golit te Biraghit, erdhi barazimi dhe e njejta gje ndodhi edhe pas golit te Borja Valeros.”

“Por tek Interi, tifozet e kane gjetur nje fajtor: ai eshte Roberto Gagliardini. Mjafton te thuash kete emer, dhe mund te kesh nje bishe perballe.”

“Gagliardini humbi nje gol te bere diten e djeshme, ku gjysme metri nga porta e coi ne traverse. Me te vertete e pabesueshme.”

“Ai gol do e conte Interin 3-1, dhe Sassuolo normalisht do te kishte marre nje goditje te rendesishme ku Interi mund ta kishte ‘vrare’ ndeshjen ashtu si do edhe Conte.”

“Por ai gol nuk erdhi dhe ajo traverse mund te kete vulosur perfundimisht fatin e Gagliardinit tek Interi.”

“Ai rast i humbur mund te beje qe Gagliardini te humbase totalisht busullen, duke kaluar i fundit ne hirarkine e mesfushes dhe qe te nxiret ne shitje ne vere.”

“Gaglio keshtu mund te jete largimi i dyte ne mesfushe pas largimit te sigurte te Borja Valero qe do te largohet me parameter 0 sepse eshte ne skadence kontrate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.