Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

187 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare fjalesh nga Marcelo Brozovic: “Ja pse rinovova me Interin. Per mua kjo skuader eshte…”

Inter, cfare fjalesh nga Marcelo Brozovic: “Ja pse rinovova me Interin. Per mua kjo skuader eshte…”
Inter Club Staff

Pas zyrtarizimit diten e djeshme deri ne 2026, Marcelo Brozovic ka komentuar edhe zgjatjen e kontrates.

Ai ka folur per kanalet zyrtare te Interit.

Kane kaluar 7 vite qe prej ardhjes tende tek Interi dhe sot hapet nje kapitull i ri. Cfare do te thote per ty ky rinovim?

“Jam me te vertete shume i lumtur qe e kam zgjatur kontraten time me Interin. Dojafort qe te rinovoja dhe kete gje Interi e dinte qe ne fillim.”

“Nuk kam folur me asnje skuader tjeter per respekt te klubit tim dhe te tifozeve te Interit. E falenderoj klubin, jam vertete i lumtur.”

“I kam thene gjithmone agjenteve te mi qe nuk doja te flisja me asnje klub. Kjo gje do te ndodhte vetem nese Interi do te me thonte se nuk donte te rinovonte kontraten me mua.”

E ke pare rritjen e kesaj skaudre nga afer ne vitet e fundit: sa krenar je qe ben pjese ne kete grup?

“Jam shume krenar te bej pjese ne kete grup dhe ne kete klub. Kemi nje histori te madhe. Ka qene gjithmone nje nder dhe nje privilegj te luaj per Interin.”

“Gjendem shume mire me tranjerin dhe shoket e mi. Jam shume i lumtur qe do te mbroj per shume kohe ende kete projekt.”

Vitin e kaluar Scudetto dhe kete vit Superkupa dhe rinovimi. Sa deshire ka per te arritur trofe te tjere?

“Ne jemi te vendosur per te fituar trofe te tjere te rendesishem. Do te luajme gjithmone per te fituar dhe ky eshte objektivi yne i vetem.”

“Do te bejme gjithcka per Scudetton dhe Kupen e Italise. Po punojme cdo dite e me shume sepse vetem me pune dhe djerse mund te arrihen disa gjera.”

Je nje nga idhujt e tifozerise se Interit. Mezi po e prisnin kete dite. E prisje gjithe kete dashuri?

“Po, sepse kam nje raport te madh me tifozet e Interit qe me kane dashur gjithmone tem iren. Mezi po pres te rikthehem ne fushe dhe te gezoj me ta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.