Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

750 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare fjalesh nga Pintus: “Scudetto Inter? Ja cfare ndodhi direkt pas pandemise. Pashe skuadren qe…”

Inter, cfare fjalesh nga Pintus: “Scudetto Inter? Ja cfare ndodhi direkt pas pandemise. Pashe skuadren qe…”
Inter Club Staff

I intervistuar nga Repubblica, ish-pergatitesi atletik i Interit, tani tek Real Madrid, Pintus flet per punen e tij me Ancelottin por edhe per Scudetton e fituar me Interin.

Keto kane qene fjalet e tij:

Profesor, cili eshte sekreti yt?

“Kam studiuar dhe kam punuar gjithmone shume. Gjithcka nis nga testet fizike. Cdo atlet eshte i ndryshem si nga aerobika por edhe nga anaerobika, shpejtesia, fuqia, forca dhe shkeputja.”

“Baza eshte shkenca dhe pikerisht nga ajo nisemi me pas per punen e personalizuar. Vetem me te ecet perpara.”

Cfare skuadre eshte ky Real?

“Eshte nje skuader qe punon shume dhe djeresit shume. Pervec kualiteteve mentale dhe teknike pastaj qe jane shume te larta.”

Me mire stervitje me top apo pa top?

“Djemte duan te luajne, por e dine rendesine e te dy metodave. Prej rreth 15 vitesh kemi filluar te integrojme pergatitjen fizike dhe teknike dhe ushtrimet pa top.”

“Por nha eksperienca kam kuptuar se demtimet mund te shtohen mbi te gjitha nese nuk behen llogarite e duhura. Nuk duhet harruar kurre se ndeshjet luhen me top.”

Me ty, Inter ka fituar nje Scudetto me Conten ne pankine.

“Pandemia na dha mundesi per nje ndalese te gjate. Kemi punuar shume pa top per shkak te pandemise.”

“Mbaj mend se pashe skuadren qe u pergjigj ne menyre te pabesueshme ne fushen e lojes edhe pse ishte mesi i veres kur ne filluam kampionatin perseri dhe mbyllem nje Europa League deri ne finale.”

“Kane qene dy vite ku kemi punuar fort dhe mire. Ka qene nje skuader qe punonte shume fort.”

Thone se ti je sekreti i Cristiano Ronaldos…

“Ai eshte nje monster ne radhe te pare. Ne fenomen dhe atlet i pashoq. Por ai sakrifikon shume per te qene ai qe eshte.”

“Kualitetet e tij shkojne per shtat me filozofine time personale. Ai eshte nje stimul i madh per mua. Duhet te jete per te gjithe sepse ka arritur shume gjera me pune.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.