Inter, cfare fjalesh nga Steven Zhang: “Kjo Kupe Italie do te futet ne histori sepse ka qene…”
Steven Zhang, presidenti i Interit, eshte prezantuar ne mikrofonat e Sport Mediaset per te dhene mendimin e tij.
Ai ka folur keshtu i nxehte direkt pas fitores se Kupes se Italise, te cilen e ka festuar ne fushe bashke me skuadren.
A ka qene ky reagimi qe ke pritur nga skuadra?
“Jam shume krenar qe jam ne krye te ketij klubi, cdo dite. Jam shume i lumtur vetem per faktin qe mund te eci afer nje grupi te tille, jo vetem nga ana futbollistike.”
“Falenderoj te gjithe stafin dhe te gjithe njerezit qe kane perjetuar sot dhe kane bere te mundur kete nate magjike.”
Sa do e festoni kete fitore?
“Ky trofe do te futet pergjithmone ne historine e Interit sepse ka qene nje emocion unik. Jemi teper te lumtur. Por nuk ka perfunduar asgje, duhet te luftojme deri ne fund edhe ne kampionat.”
A ke besim akoma te Scudetto?
“Gjithmone kam besim.”