Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

155 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare horrori kur shikon menyren se si jane humbur piket ne kete sezon: “E pabesueshme: plot 11 pike jane…”

Inter, cfare horrori kur shikon menyren se si jane humbur piket ne kete sezon: “E pabesueshme: plot 11 pike jane…”
Inter Club Staff

Sot Corriere dello Sport ka prekur nje teme shume te rendesishme dhe ka ekzaminuar piket e Interit duke nxjere ne pah nje detaj horror.

Me sa duket, Interi ne kete sezon ne cdo ndeshje qe ka humbur pike ka qene perpara kundershtareve me gola.

“Nese shohim keto 12 ndeshje ne kampionat, na bie ne sy dicka shume shqetesuese per skuadren e Simone Inzaghit.”

“Interi ka humbur plot 11 pike edhe pse ne keto ndeshje ka qene gjithmone ne pozita avantazhi dhe kjo gje tregon nje nga mangesite me te medha te ketij Interi: menaxhimin e avantazhit.”

“Per shembull, Interi ne Genova ndaj Sampdorias ka qene dy here ne avantazh dhe ne fund barazoi. Ne ate ndeshje zikalterit mbeten me 10 lojtare per shkak te demtimit te Sensit.”

“Nderkohe, ndaj Atalantes, Interi qe kishte qene ne avantazh e para, kishte mundesine te fitonte me ate penallti ne fund por Dimarco e humbi.”

“Pastaj eshte ndeshja me Juventusin, ku Interi ishte ne avantazh perseri por ajo penallti e Dumfries barazoi gjithcka.”

E ne fund, ja ku vjen edhe derbi, ku Interi pak a shume beri gjithcka vete: edhe golat edhe augolat, edhe penalltie e shenuar edhe ato te humbura.”

“Por edhe ne humbjen e vetme te sezonit, ate ndaj Lazios, Interi e kishte ne dore vete lojen sepse e kishte mbyllur pjesen e pare 1-0.”

“Sa per te thene se ne te gjitha keto ndeshje Interi ka luajtur vertete mire por ne asnje rast nuk ka arritur te marre maksimumin. Fakti qe keto ndeshje mbahen mend te gjitha te bejne te kuptosh se sa episodike kane qene piket e humbura.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.