Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

185 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti e thote qarte: “Per 80 minuta ne fushen e lojes fitoren e kerkoi vetem Interi. Nuk me pelqen te…”

Zanetti e thote qarte: “Per 80 minuta ne fushen e lojes fitoren e kerkoi vetem Interi. Nuk me pelqen te…”
Inter Club Staff

Javier Zanetti ka folur diten e sotme per mediat dhe ai eshte kthyer perseri te ajo qe ndodhi ne derbin ndan Milanit te dielen ne darke.

“Une jam rikthyer ne shtepi ne oren gjashte te enjten. Lojtaret edhe pak me vone. Kjo sepse Tiraspol ishte nje udhetim i gjate. Nuk me pelqen dicka e tille perpara nje derbi, por ky ishte kalendari.”

“Kemi bere nje stervitje per te pergatitur ndeshjen e rendesishme qe kishim me Milanin por ne jemi perballur shume mire me ta.”

“Paraqitja e Interit ka qene shume e mire dhe perballe nje Milani qe nuk eshte kot ne vendin e pare kemi luajtur vertete mire.”

“Ka qene nje derbi i bukur dhe ka qene normale te kishim nje renie ne fund sepse per 80 minuta me radhe fitoren e kerkoi Interi ne fushen e lojes.”

“Pastaj kur nuk arrin te shenosh, dicka le prapa dhe ata kapen edhe nje shtylle ne fund te ndeshjes. Dicka normale.”

Inzaghi eshte ndryshe nga Conte?

“Me Antonion kemi bere nje pune shume te madhe ne dy sezone. Kemi fituar nje kampionat dhe kemi shkuar ne finalen e Europa League.”

“Simone po punon shume mire dhe idete e tij po i fut thelle ne skuader. Djemte po e ndjekin kudo dhe shihet shume mire.”

Telenovela Icardi-Wanda, sa e rendesishme eshte te kesh nje familje solide kur je lojtar?

“Per fat te mire une kam pasur nje shoqe jete shume te rendesishme dhe pikerisht fale saj kam arritur te ndertoj nje karriere te rendesishme. Harmonia eshte shtepia, edhe femijet jane thelbesore.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.