Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

464 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare humbje kolosale nga pandemia: “Ja sa milione euro shkon demi. Tani Suning po kerkon edhe…”

Inter, cfare humbje kolosale nga pandemia: “Ja sa milione euro shkon demi. Tani Suning po kerkon edhe…”
Inter Club Staff

Efektet e pandemise po ndihen me te vertete ne menyre te rende edhe ne boten e futbollit.

Te gjitha klubet po perballen me nje renie te madhe te te ardhurave.

Sipas Corriere dello Sport, Interi eshte nje nga ato klube qe do e pesoje me shume dhe do te regjistroje nje renie te madhe te humbjeve.

“Aprovimi i bilancit te ardhshem nga ana e asamblese nuk eshte ende ne horizont dhe bilanci i 2019-2020 nuk eshte mbyllur akoma, por nje nder motivet qe ka shtyre Suning qe te beje nje merkato te menduar mire, eshte pikerisht edhe shifra e larte me minusr ne kete bilanc.”

“Tashme eshte e sigurt: humbja per Interin ne nivel monetar ne sezonin qe sapo eshte mbyllur, do te jete si asnjhere tjeter.”

“Por nuk duhet harruar: humbja e thelle qe do te regjistroje Interi, eshte totalisht ne linje me humbjet qe do te shenojne edhe skuadrat e tjera ne Itali apo Europe.”

“Nuk eshte dicka qe po ndodh vetem tek Interi, sepse me sa duket, pandemia ka lene shume shenje ne futboll.”

“Por ajo qe shqeteson tek zikalterit eshte se pandemia po dikton edhe merkaton, ku Interi ka nevoje per disa blerje te rendesishme.”

ME HUMBJE – “Kete gje do e konfirmoje edhe Keshilli i Administrimit qe do te mblidhet ne javet e ardhshme ne seline e klubit.”

“Por gjithcka te ben te mendosh se humbja per 2019-2020 do i kaloje 100 milione eurot per Interin.”

“Nje shifer qe te le nje shije te keqe dhe qe ben efekt, por qe nuk eshte frut i shpenzimeve ne merkato, por i mungeses te se ardhurave (mbi te gjitha).”

NJE SPONSOR I RI – “Interi po kerkon, me mbeshtetjen e Suning, qe te gjeje nje marke te rendesishme per te zevendesuar Pirellin ne bluzat e 2021-2022 dhe keshtu nderkohe ka rinovuar marreveshjen edhe me Suning per emrin e Pinetinas.

“Kjo marreveshje do te sjelle 16,5 milione euro deri ne 2022, te mos e harrojme dhe eshte nje dhurate jo e vogel.”

“Problemi eshte se fushata e abonimeve, ashtu si per gjithe klubet italiane, nuk do te ndodhe, dhe te ardhurat nga biletat e stadiumit, jane zero. Per nje skuader si Interi, kjo ndihet shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.