Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, LAJM SHUME I KEQ – Gjykata Sportive denon rende Milan Skriniar: 3 jave skualifikim, ja pse!

INTER, LAJM SHUME I KEQ – Gjykata Sportive denon rende Milan Skriniar: 3 jave skualifikim, ja pse!
Inter Club Staff

Mendoni se per Interin mbaruan lajmet e keqija me rezultatin 3-3 ndaj Sassuolos? Gaboheni rende.

Milan Skriniar eshte ndalur ne menyre shume te rende nga Gjykata Sportive Italiane pas kartonit te kuq diten e djeshme.

Lojtari eshte ndeshkuar me nje karton te kuq (i dyti i verdhe) ne minuten e 93 te ndeshjes, pak para vershellimes finale te arbitrit.

Mbrojtesi sllovak me sa duket, sipas asaj qe lexohet ne ate qe ka shkruar arbitri, eshte denuar sepse ka “share”.

“Nje karton i dyfishte i verdhe per lojtarin dhe nje sjellje te keqe ndaj kundershtarit duke nderhyre rende.”

“Por nderkohe, ne minuten e 47 te pjeses se dyte, pasi ka marre kartonin e dyte te verdhe dhe perjashtimin nga loja me nje karton te kuq, ai i eshte drejtuar drejtuesit te ndeshjes me nje shprehje fyese dhe me fjale ofenduese.”

Kete ka shkruar Gjykatesi Sportiv pas te gjitha provave te marra nga arbitri kryesor i ndeshjes.

Nderkohe, per Skriniar eshte dhene gjithashtu edhe nje gjobe prej 10.000 eurosh.

Antoni Conte duhet te rekuperoje shpejt Diego Godin tashme dhe Danilo D’Ambrosio sepse Skriniar do te mungoje per tre jave te Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.