Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

785 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE LAJMI: “Ndryshon komplet skenari per Milan Skriniar: Marotta ka marre nje…”

INTER, CFARE LAJMI: “Ndryshon komplet skenari per Milan Skriniar: Marotta ka marre nje…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport eshte zhbalancuar diten e sotme per sa i perket te ardhmes se Milan Skriniar, direkt pas mbledhjes se Bordit Drejtues diten e djeshme.

“Tashme Inter ka te gjithe resurset qe i duhen per te rinovuar kontraten e sllovakut dhe nje sinjal i forte ka ardhur edhe per Marotten”.

Keshtu shkruan e perditshmja italiane, qe vazhdon edhe me tej: “Zhang ka futur nga xhepi i Suning 100 milione euro”.

“Nese tratativa do te shkoje mire me lojtarin, atehere Inter do te ngreje nje mur shume te larte edhe ne janar per skuadrat qe do te interesohen per sllovakun”.

“Ne ate pike, nuk do te ekzistonte me rreziku i humbjes se lojtarit me parameter zero dhe lojtari mund te qendroje si nje lider ne Milano”.

Por cfare ka ndodhur? La Gazzetta dello Sport tenton te shpjegoje me detaje: “Edhe pse Paris Saint-Germain po tenton gjithcka, Inter duket e qete”.

“Mund te imagjinohet se shume shpejt Inter do te ulet te flase vertete me Skriniar dhe me agjentin e lojtarit, Ronerto Sistici”.

“Si do te perfundoje? Eshte nje ndeshje e veshtire per Interin normalisht, sepse lojtari e nis shume lart kerkesen e tij”.

“Kjo duhet kujtuar. Por duhet kujtuar edhe sakrifica e madhe qe Inter ka bere ne vere kur ka refuzuar 60 milione euro per te”.

“Dhe eshte pikerisht ajo PSG qe i ka ofruar Skriniar nje kontarte me 7,5 milione euro fikse dhe qe me bonuse kapte shifrat e 9 milione eurove”.

“Gjithesesi, Inter nuk do e barazoje aspak oferten e francezeve, por ne mes do te kete shume detaje te tjera qe mund te bejne diferencen”.

“Inter do te beje nje oferte te kenaqshme, te vertete, te vlefshme, dhe te ngjashme me ate qe kane lojtaret me te mire aktualisht ne skuader”.

“Do te jete nje oferte me 6 milione euro ne sezon qe me bonuse mund ti afrohet kontrates se lojtarit me te paguar ne skuader: Brozovic dhe Lautaros.”

“Nese Skriniar do te thote jo per kete rinovim, Inter do te gjendej ne nje pozite te veshtire, kjo eshte e vertete”.

“Kjo sepse ne janar mund te vije nje oferte me e ulet se 60 milione dhe Inter do te gjendej ne dyshim cfare te bente: te pranonte apo te linte lojtarin me zero?”

“Por Inter pret dicka me shume nga nje lojtar per te cilin zikalterit kane dhene shume dhe qe e kane ndihmuar te behet lojtarin qe eshte sot”.

“Por pastaj eshte edhe ideja qe nga Inter mund te largohet edhe Skriniar dhe De Vrij ne fund te sezonit dhe ideja e shkaterrimit te boshtit te skuadres nuk i pelqen askujt dhe mund te beje qe Inter te beje gjithcka per te ofruar ate qe kerkon Skriniar”.

“Zhang e ka derguar sinjalin dhe Marotta e ka marre: kontrata e Skriniar duhet te rinovohet. Se si, duhet ta gjeje ai zgjidhjen.”

“Nese deri para pak ditesh rinovimi i tij dukej larg, tani te pakten lajmi eshte te fakti qe Inter do te beje gjithcka qe ta zgjase kontrate ne sllovakut.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.