Inter, cfare mesazhi direkt nga Lukaku: “I ka thene klubit se do te ishte dakord menjehere per kete rroge.”
Romelu Lukaku deshiron vetem Interin dhe po ben gjithcka qe te transferohet ne Milano: ka ndonje gje te re ketu?
Asgje, sepse kjo eshte dicka qe dihet tashme prej javesh, qe ne diten e pare qe Premier League perfundoi por ndoshta edhe me pare.
Belgu ka qene i grumbulluar me Kombetaren e tij, por mendjen e ka pasur pikerisht te e ardhmja e tij qe ne Londer eshte teper e zymte.
Ai mendon e ne Milano ka mundesine e vetme per te gjetur perseri lumturine ne profesionin qe ushtron.
Gjithesesi, nje lajm shume i rendesishem ka ardhur ne keto caste nga La Gazzetta dello Sport qe tregon se nese Chelsea pranon transferimin e tij, atehere per Interin gjithcka do te ishte e thjeshte.
“Cfare po ndodh? Lukaku po lufton me kohen sepse e di qe ka kohe deri ne daten 30 qershor per tu transferuar ne Milano.”
“Por nderkohe qe po punon me Chelsea, ai i ka cuar nje mesazh teper te rendesishem Interit per sa i perket pages”.
“Une jam gati te marr edhe 7,5 milione euro ne Milano. Eshte gjysma e pages qe marr aktualisht te Chelsea”, ka thene ai. Nje gjest teper i rendesishem ky qe tregon edhe njehere se sa fort e deshiron Lukaku kete transferim.”