Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

419 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sconcerti, cfare sulmi ndaj Contes: “Kam nje mendim skandaloz per te: ja pse. Ne kete moment Marotta…”

Sconcerti, cfare sulmi ndaj Contes: “Kam nje mendim skandaloz per te: ja pse. Ne kete moment Marotta…”
Inter Club Staff

Ne nje editorial te gjate te Mario Sconcertit ne kolonat e Corriere della Sera, ai flet per Conten dhe kryesisht per ndeshjen e djeshme.

Gazetari i njohur ka analizuar keshtu barazimin e Interit me Napolin dje ne San Paolo qe i ka dhene mundesi skuadres se Gattusos te kape finalen e Kupes se Italise.

“Interi ka bere ashtu si Juventusi nje dite me pare. Eshte zhdukur ne pjesen e dyte. Ndersa Napoli ka bere si Milani, gjithmone nje ndeshje konstante.”

“Mendoj se ky eshte rregulli i ri i futbollit: sforco nuk eshte me i gjate, dhe ate qe jep e paguan shpejt.”

“Duhet pasur kujdes me skemat dhe te mos abuzohet me zevendesimet e shumta ne dispozicion. Conte e beri zevendesimin e fundit dy minuta perpara ndersa Gattuso pese minuta perpara.”

“Interi e mbajti topin gjithmone dhe ishte superiore ne loje por gjithmone ishte e parshikueshme ne levizjet e saj. Mungoi shpejtesia.”

“Mungoi totalisht Lautaro Martinez dhe deri diku edhe Lukaku. Interi ishte ne zonen e Napolit gjithmone me te njejtet lojtare. Edhe pse Napoli ne pjesen e pare spo dinte si ta markonte Eriksen.”

Conte, Marotta dhe mendimi skandaloz qe kam.

“Eriksen nuk ishte nje mesfushor dhe nuk ishte nje sulmues. Por kishte nga pas Demme, edhe pse jo me vazhdimesi.”

“Ai luante shpesh ne cdo zone te fushes. Interi kishte keshtu nje sulmues te lire dhe Napoli pergjigjej me Demme. Kjo ka sjelle tek zikalterit nje presion dhe si pasoje edhe gabime taktike.”

“Ne fund te fundit pame dy skuadra jo perfekte, te cilat nuk nderruan ne asnje moment hapin e tyre dhe arriti nje moment ku ishin shume te lodhura.”

“U pa edhe te njerez si Brozovic qe ne nje moment te caktuar te ndeshjes nuk kishte me fuqi as te gjuante topin.”

“Qe Interi e meritoi ta fitonte ndeshjen, eshte e vertete dhe e drejte. Por a e meritoi qe te eleminonte Napolin? Jo, shume me pak.”

“Interi eshte i drejte ne leter, ka lojtaret e duhur ne vendin e duhur, por nuk ka qene ne brendesi te ndeshjes.”

“Kam nje mendim skandaloz. Per momentin per kete skuader ka bere me shume Marotta se sa Conte.”

“Nuk mungon me kualiteti, mungon koha, fantazia, skemat alternative, thjeshtesia ne dribllime.”

“Interi eshte si nje nxenes qe e di nje poezi permendesh por nuk e kupton aspak se cfare po thote. Thjesht e ka mesuar permendesh…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.