Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

1,203 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh? “Juventusi futet fuqishem ne gare per Perisic? Direkt pas Cagliarit pritet takimi ndermjet…”

Inter, cfare po ndodh? “Juventusi futet fuqishem ne gare per Perisic? Direkt pas Cagliarit pritet takimi ndermjet…”
Inter Club Staff

Direkt pas ndeshjes ndaj Cagliarit, perfaqesuesit e Ivan Perisic do te takohen me Interin per te pare se cfare mund te behet per te ardhmen e kroatit.

Per te ka shume pasiguri per te ardhmen, sepse lojtari ka dhene nje interviste me shume kuptime direkt pas finales se Kupes se Italise.

Eshte nje situate ne zhvillim e siper, por duket se sipas mediave ne Itali, Juventusi po futet fuqishem ne gare per sherbimet e tij me parameter zero.

Cfare po ndodh? La Gazzetta shkruan: “Ka shume kohe qe Ivan Perisic eshte ne dyshim tek Interi per shkak te kontrates e tij.”

“Diferenca ne kete moment eshte jo e vogel: Inter ofron 4,5 milione euro dhe ai kerkon 6 milione euro nga ana tjeter.”

“Nderkohe, duket se per kohezgjatjen ka dakordesi, duke qene se palet jane dakord me nje kontrate dy vjecare.”

“Por Interi eshte ne nje pozicion avantazhi sepse ne ate rol ka Robin Gosens. Tani do i takoje Perisic te vendose nese deshiron te qendroje apo te largohet.”

“Ai qe do e perfaqesoje ate eshte Frane Jurcevic, mik dhe agjenti i lojtarit. Shume do te varet edhe nga ofertat qe lojtari do te kete ne tavoline.”

“Juventusi? Di Maria duket nje lojtar qe ka nje rroge teper te larte dhe Zaniolo nuk eshte nje mundesi. Prandaj, Perisic eshte nje objektiv qe mund te behet dicka me shume ne javet ne vazhdim. Gjithesesi, edhe per Juven mund te jene pak problem ato 6 milione qe kerkon ai, por ata po mendojne te futen fuqishem ne gare per te. Ose e gjitha mund te jete thjesht nje akt bezdisje per Interin…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.