Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi tashme ka gjetur nje ‘arme sekrete’ per Liverpool? “Askush nuk besonte tek ai, por tashme eshte…”

Inter, Inzaghi tashme ka gjetur nje ‘arme sekrete’ per Liverpool? “Askush nuk besonte tek ai, por tashme eshte…”
Inter Club Staff

Duket se fantazma e Hakimit eshte fshire pothuajse. Po, sepse nga Hakimi tashme ka kaluar shume kohe dhe nga ana tjeter, Denzel Dumfries sikur po i merr pak doren krahut te djathte.

E nisi me shume veshitresi, e per hir te vertetes, keto veshtiresi ne Seire A i pati edhe vete Achraf Hakimi nje sezon me pare.

Por tani Dumfries eshte shume parpara sepse me goxha pune dhe dedikim ja ka dale te tregoje se vlen per kete Inter.

La Gazzetta dello Sport tregon ne diten e sotme rritjen e hollandezit dhe flet me superlativa per te. Me poshte, shkrimi i plote i Gazzettas.

“I ardhur ne Appiano ne fund te gushtit, pas nje Europiani si protagonist me Hollanden ku shenoi edhe dy gola, ai erdhi pa asnje dite pergatitje me PSV sepse donte te vinte tek Interi dhe nuk pranoi qe te stervitej vetem e vetem qe te arrinte transferimin.”

“Denzel erdhi tek Interi dhe ishte si nje flete e bardhe, ku shume gjera nuk i dinte edhe per shkak te kampionatit hollandez qe nga ana taktike ne krahasim me Serie A nuk ka aspak lidhje.”

“Si fillim pune atletike, taktike, shume video, shume kohe, pozicionim e levizje ne fushen e lojes. Pak a shume gjithcka per ta bere ate qe te kuptonte me mire cfare duhet te bente.”

“Dumfries ne karrieren e tij kishte luajtur gjithmone me kater, me perjashtim te pak ndeshjeve me pese te Hollanda.”

“Prandaj, ai kishte gjithcka per te mesuar dhe erdhi me zero njohuri. Ketu ka qene nje pune e mrekullueshme e Inzaghit.”

“Ai tani kerkohet dhe gjehet me thjeshte edhe me Barella dhe Skriniar, dy lojtaret me te cilet ndan krahun e djathte gjate lojes.”

“Por lojtari eshte nje tjeter njeri edhe me top ne kembe ku ka gjetur nje siguri te madhe sa here eshte ne zotrim te topit.”

“Nje lajm i mire ky sepse ai mund te jete nje arme sekrete e Interit ne perballjen e se merkures ndaj Liverpool.”

“Inter mund te godase anglezet pikerisht me shpejtesi, duke qene se Liverpool del shume perpara me lojtaret e krahut e kundersulmi mund te jete nje arme shume e mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.