Inter, cfare po ndodh me rinovimin e Skriniar? Fabrizio Romano zbulon: “PSG ka marre nje…”
Cfare po ndodh me rinovimin e Milan Skriniar? Ne ditet e fundit, edhe pse eshte perfolur per nje rinovim te afert te lojtarit, kjo gje ende nuk ka ndodhur.
Per kete ceshtje diten e djeshme vone ne mbremje ka folur edhe eksperti i njohur nderkombetarisht, Fabrizio Romano.
Keto kane qene fjalet e tij: “Ne kete moment qe po flasim, tratativa per rinovimin e Milan Skriniar po vazhdon dhe do te vazhdoje”.
“Palet po flasin, por ende nuk ka nje marreveshje totale mbi cdo pike per sa i perket rinovimit te sllovakut me zikalterit”.
“Marotta e ka thene disa here se mbetet optimist per kete rinovim dhe keshtu, Inter dhe lojtari po ecin perpara ne keto negociata”.
“Inter mbetet e bindur per rinovimin e lojtarit dhe se do te gjeje nje zgjidhje bashke me Skriniar, normalisht pozitive”.
“Nderkohe, PSG e ka ulur presingun e saj sepse e ka marre vesh se po shkonte drejt nje muri dhe nuk kishte shume shanse.”
“Edhe per kete fakt Inter eshte shume besimplote duke qene se francezet e kane kuptuar kete gje”, kane qene fjalet e Romano per SOS Fanta.