Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 2, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh me Romelu Lukaku? “Rikthehet menjehere ne Belgjike: duket sikur lojtari nuk…”

Inter, cfare po ndodh me Romelu Lukaku? “Rikthehet menjehere ne Belgjike: duket sikur lojtari nuk…”
Inter Club Staff

Cfare po ndodh me Romelu Lukaku? Kjo eshte pyetja me e shpeshte keto dite mes tifozeve te Interit qe jane te shqetesuar per belgun.

Ai sapo u rikthye nga nje demtim qe zgjati rreth dy muaj, dhe menjehere eshte demtuar perseri, duke dale direkt jashte skuadres se Inzaghit.

Nderkohe, ne menyre te papritur, ai ka mberritur ne Belgjike, per nje kontakt te pare me stafin mjekesor te Kombetares se tij.

Kjo ka ndodhur perseri ne marreveshje me Interin, dhe me sa duket, Big Rom do i ndjeke qe atje terapite e tij.

“Ne fillim te javes qe vjen do te kete nje check per te pare situaten dhe per te vendosur hapat qe do te hidhen”.

“Nga aty gjerat do te jene me te qarta, dhe do te merret ne konsiderate nese ai mund te kthehet perpara Boterorit, apo vetem pas”.

“Kjo e para eshte nje hipoteze shume e veshtire per te ndodhur, edhe pse ai deshiron te luaje me Interin para Boterorit”.

“Por demtimi i tij eshte shume shqetesues, sepse eshte pak a shume i ngjashem me demtimin qe e mbajti dy muaj jashte fushave dhe do te thote se ai nuk ka qene rekuperuar ne menyren me te mire te mundshme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.