Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 8, 2022

Scroll to top

Top

1 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh? “Tension i larte Marotta-Inzaghi: sot do te kete nje perballje: pritet qe drejtuesit te…”

Inter, cfare po ndodh? “Tension i larte Marotta-Inzaghi: sot do te kete nje perballje: pritet qe drejtuesit te…”
Inter Club Staff

Me sa duket, fjalet e Beppe Marottas diten e djeshme nuk kane lene vend aspak per dyshim: klubi nuk eshte aspak i lumtur per menyren si gjerat po ecin ne kampionat.

“Ka shume hidherim per ndeshjen e Torinos. Humbja jone ka qene e merituar, e drejte, sepse ka merituar Juventusi”.

“Une nuk shoh statistikat por kesaj radhe eshte e paevitueshme qe duhen pare: kemi pesuar 19 gola dhe 16 nga keto ne transferte”.

“Ne jemi Inter, nuk jemi te mesuar me kete”, ka thene Beppe Marotta diten e djeshme, duke shprehur hapur pakenaqesine per humbjen e radhes.

Fjalet e tij kane qene si rralle here te drejtuara nga Simone Inzaghi, tranjeri i Interit, qe nuk po ben mire ne kampionat.

Nderkohe, La Gazzetta dello Sport shkruan: “Ka nje pakenaqesi te pergjithshme per gjithcka cfare ka ndodhur deri me tani ne Serie A”.

“Eshte nje pakenaqesi qe do te sjelle me shume mundesi diten e sotme nje perballje mes Marottes, drejtuesve te tjere dhe Inzaghit”.

“Me mendje te ftohte normalisht, pa u rrembyer nga inati. Por Inzaghi duhet te kete kujdes duke pare ecurine ne Serie A”.

“Deshira per te ecur perpara bashke ekziston, por hapat fals ne Serie A nuk jane te lejuar me dhe Inter duhet te marre masa”.

“Mjaftoi nje nate per te fshire nje muaj perfekt, sepse Inzaghi duhet ta kuptoje se ne klubet e medha nuk duhet te kenaqesh kurre me ate qe ke arritur, por te tentosh gjithmone per me shume”.

“Dje fjalet e Marottes kane qene nje mesazh i qarte i dresjutesve per tranjerin por edhe per te gjithe lojtaret e skuadres”.

“Ka pasur shume gola te pesuar ne transferte dhe ka ardhur humbja e katert ne ndeshjet direkte: jane shume per Interin”.

“Barku nuk mund te quhet i mbushur vetem me nje kualifikim ne Champions, edhe pse ishte shume i veshtire per tu arritur”.

“Nderkohe, dyshimi i drejtuesve te Interit lidhet gjithcka me vazhdimesine ne Serie A dhe me objektivat e vene”.

“Qe neser me Bolognen duhet me patjeter nje fitore, por syte jane edhe ndaj Atalantes: aty mund te jete nje provim i rendesihem per Inzaghin”.

“Atalanta do te jete shansi i fundit i Interit per 2022 per te fituar te pakten nje ndeshje direkte, dicka qe nuk ka ndodhur qe prej kampionatit te kaluar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.