Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,694 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh vertete me Sanchez? “Me sa duket lojtari eshte fiksuar keq dhe ka vendosur te…”

Inter, cfare po ndodh vertete me Sanchez? “Me sa duket lojtari eshte fiksuar keq dhe ka vendosur te…”
Inter Club Staff

Me sa duket mund te jete pikerisht largimi i Alexis Sanchez ai hapi i duhur dhe i madh i Interit per tu afruar me Paulo Dybala.

Por deri me tani, tratativa me Nino Maravilla eshte pare si shume e komplikuar, me e komplikuar madje nga sa ishte menduar ne fillim.

Pse? Gjithcka ka te beje me aspektin ekonomik, por edhe me anen morale sepse Sanchez me sa duket ndihet “i skarcuar” nga klubi dhe nuk e ka pritur mire kete sjellje te Interit.

Ja cfare shkruan Corriere dello Sport: “Ne ndryshim nga Vidal, ne kontraten e Sanchez nuk ka ndonje klauzole largimi.”

“Edhe pse eshte folur gjate per te, duket se Alexis nuk e ka kete klauzole dhe ai ndihet teper krenar per te pranuar kete ‘skarcim’ qe Inter po i ben.”

“Lojtari mendon se ne sezonin e shkuar ka dhene nje kontribut te cmuar per trofete e fituar dhe do te donte te qendronte ne Milano.”

“Prandaj ai ose qendron, ose largohet dhe i merr te gjitha ato 7 milione euro qe i takojne nga rroga ne vitin e fundit te kontrates ne Milano.”

“Ky ka qene edhe vendimi i fundit qe ai ka marre qe po ‘cmend’ ne nje fare menyre Marotten qe ka qene kunder blerjes se tij qe ne fillim, por gjithcka eshte bere per te kenaqur Conten”.

“Gjithesesi, ne kete mes duket se lojtari eshte fiksuar keq edhe me nje destinacion te mundshem ne kete merkato dhe prandaj po i komplikon shume jeten edhe drejtuesve.”

“Ne kete moment, klubi zikalter e ka te qarte gjithesesi se asnje klub ne Europe nuk do i jepte Sanchez rrogen qe ai merr tek Inter.”

“Prandaj, Inter e di qe do i paguaje nje shifer te kripur per tu larguar lojtarit, por as kjo nuk po e ben dot diferencen.”

“Pse? Sepse Sanchez me sa duket eshte fiksuar me Barcelonen dhe ka vendosur te prese deri ne momentin e fundit per nje rikthim ne Katalunje.”

“Gjithesesi, kjo duket si dicka qe ka shume pak gjase qe te ndodhe per shume arsye: qe te paga e tij, e deri tek deshira e Barcelones qe nuk eshte shume e bindur per ta marre perseri ne Camp Nou.”

“E pikerisht kjo pritje e pafundme qe Sanchez ka vendosur te beje per Barcelonen ka komplikuar ndjeshem edhe planet e Marottes dhe Ausilios.”

“Te dy ata po mundohen qe te flasin me agjentin e Sanchez, Felicevich, raportet me te cilin jane vertete shume te mira. Te gjithe po shpresojne per nje zgjidhje te shpejte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.