Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

889 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare prapaskene pas fitores Inter-Sheriff: “Ishte pikerisht nje lojtar qe tentoi para ndeshjes…”

Inter, cfare prapaskene pas fitores Inter-Sheriff: “Ishte pikerisht nje lojtar qe tentoi para ndeshjes…”
Inter Club Staff

Inter sapo ka fituar ndeshjen e saj te pare per kete sezon ne Champions League ndaj Sheriffit ne San Siro.

Ishte nje ndeshje teper e veshtire sepse kundershtaret nuk ishin aspak nje shaka duke qene se vinin me gjashte pike te plota ne Meazza dhe pasi kishin mundur edhe Realin e Madridit.

Interi e ka nisur mjaft mire ndeshjen, duke tentuar qe ne fillim por goli i pare erdhi vetem pas 30 minutave te para ku Edin Dzeko beri nje mrekulli.

Nderkohe, atehere kur nuk pritej, Handanovic pesoi nje gol nga me shume se 30 metra nga nje goditje denimi qe ne fillim u duk si pa pretendime.

Por pikerisht ishte ky gol qe ndezi krenarine e zikalterve te cilet reaguan shume mire dhe mund te kishin shenuar edhe me shume se tre gola sepse u godit dy here edhe shtylla.

Por gjithesesi ne kete ndeshje ka rene shume ne sy nje lojtar ne vecanti me gjithcka cfare ai ka bere pak perpara ndeshjes por edhe gjate saj.

“Ai qe ka rene me shume ne sy per mire te djemte e Inzaghit per sa i perket karikimit te shokeve ka qene Arturo Vidal.”

“Gjate gjithe kohes ai ka tentuar te karikoje shoket e tij. Ka tentuar qe ti jape zemer cdo lojtari qe bente ndonje gje te gabuar ne fushe.”

“Por jo vetem kaq, edhe nese dikush bente dicka te bukur, ai i shkonte nga pas per ti thene bravo, se ashtu duhet te luhet.”

“Ishte pikerisht ai qe shenoi edhe golin e dyte per Interin pas nje ndeshje mjaft te mire ndaj tij ku Interi nuk vuajti aspak ne mesfushe.”

“Me te vertete qe kesaj radhe doli ne pah edhe cilesia me e mire qe ka Arturo Vidal: eksperienca ne ndeshje te tilla.”

“Gjate pushimit te ndeshjes nderkohe, kur rezultati ishte 1-0, Arturo ka tentuar perseri te karikoje shoket duke i paralajmeruar se asgje nuk kishte perfunduar.”

“Me pak fjale, Interi ka gjetur nje lider te vertete ne dhomat e zhveshjes. Atehere kur eshte nevoja, kiliani ka vendosur te tregoje veten e tij”, tregon Sport Italia.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.