Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

593 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare problemi me Skriniar: “Cfare po ndodh me te? Ne kete moment, lojtari rrezikon shume qe te…”

Inter, cfare problemi me Skriniar: “Cfare po ndodh me te? Ne kete moment, lojtari rrezikon shume qe te…”
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter ka edhe lajme te mira per sa i perket Covid19, por edhe lajme goxha te keqija per nje lojtar ne vecanti.

Nderkohe qe shumica prej lojtareve te prekur te zikalterit jane sheruar tashme (dy te fundit ishin Gagliardini dhe Radu), tek zikalterit shqeteson jo pak situata e Milan Skriniar.

Sllovaku ne kete moment eshte i vetmi lojtar zikalter i prekur dhe problemi kryesor eshte se ai ka mbetur i ‘burgosur’ ne Sllovaki, ku nuk leviz dot pa u sheruar.

Diten e sotme ka folur Corriere dello Sport per situaten e tij dhe ka treguar se cfare pritet te ndodhe dhe rrezikun qe kanos sezonin e tij.

“I vetmi lojtar pozitiv ne shtepine Inter mbetet Milan Skriniar. Conte mbetet shume i shqetesuar, sepse nese lojtari nuk negativizohet keto 2-3 dite rrezikon te mos luaje asnje ndeshje per Interin deri ne perfundim te pushimeve te radhes se kombetareve, duke humbur keshtu dy ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Real Madrid ne Champions dhe ajo ndaj Atalantes ne Serie A.”

“Por duke qene se Skriniar ka mbushur 21 dite qe prej momentit kur ka dale pozitiv me Covid19, Interi ka filluar te organizoje nje rikthim te tij ne Milano me nje avion ambulance.”

“Normalisht gjithcka duhet te behet ne bashkepunim me autoritetet vendase. Mbetet per tu kuptuar nese lojtari mund te niset qe sot apo edhe neser.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.