Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

528 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte dergon nje super mesazh per Zhang dhe klubin pas ndeshjes: “Deshiroj shume qe une te…”

Inter, Conte dergon nje super mesazh per Zhang dhe klubin pas ndeshjes: “Deshiroj shume qe une te…”
Inter Club Staff

Interi rigjen nje fitore pas dy barazimesh radhazi. Zikalterit e Contes kane fituar dhe ka qene pikerisht ky i fundit qe ka folur edhe per Sky Sport pas intervistes me DAZN.

“Sa afer me objektivin jemi tani? Te mos harrojme se ishte ndeshja e trete ne shtate dite. Une kam vendosur te luaj perseri me te njejtet lojtare.”

“Vinim nga dy ndeshje teper te mira por ku kishim marre vetem dy barazime me Napolin dhe Spezian.”

“Sot kemi bere nje ndeshje te madhe ndaj nje skuadre teper te veshtire. Verona nuk te lejon te perballesh ne menyre te thjeshte.”

“Interi nuk fiton prej shume kohesh nderkohe, e ndjejme pak presion dhe pergjegjesi. Ka disa situata ku topi na duket me i rende.”

Goli i Matteo Darmian?

“Une mendoj se Matteo ka fituar nje vend teper te rendesishem tek Interi. Ka ardhur si nje lojtar jo i rendesishem por une kam pasur gjithmone besim tek ai.”

“Eshte nje lojtar qe ka luajtur te United para Parmes. Eshte nje djalosh teper i mire, mund te besosh gjithmone tek ai.”

“Ka kualitete te medha. Une e kam ndjekur goxha edhe ne kombetare. Po ben dicka te madhe per veten dhe per shoket.”

Pas Skudetos ke thene se do te flasesh ne nje konference pa asnje filter ne gjuhe.

“Une nuk kam thene kete. Dje kam qene shume i qarte, duhet te perqendrohemi te e tashmja dhe Skudeto.”

“Pastaj mund te me pyesni per vitin tjeter. Gjithcka ka lindur pas intervistes ndaj Pezias ku kam folur edhe per Superligen dhe kam thene gjera te rendesishme.”

“Por ato kane kaluar pa u vene re. Pergjigja ime ishte qe te shohim te tashmen, pastaj normalisht duam nje qartesi te gjithe nga klubi.”

“Pike. Nese ja ben te njejten pyetje drejtuesve, ata do te japin te njejten pergjigje. Ndonjehere ta kalosh Conten si kunder klubit te ben te shesesh me shume gazetar.”

“Fliten per konferencen time sikur kisha shpallur lufte. Kurre si kete sezon nuk e kam mbyllur gojen dhe kam punuar ne qetesi.”

Si mund te permiresohet Hakimi?

“Hakimi… E rendesishme eshte qe Hakimi te mos gjuaje kurre ne jeten e tij penalltite… Te goditjet e denimit eshte shume i zoti.”

“Por te penalltite duhet te vdesin te gjithe lojtaret qe te gjuaje nje penallti ai. Eshte me te vertete nje deshtak te pika e penalltise (qesh).”

“Ai ka marzh te larte rritje. Ndonjehere ne jemi shume ne presion dhe kemi nevoje per te te shkoje perpara.”

E perceptojme nje deshire tenden per te qendruar te Interi. Eshte e vertete?

“Te nisesh cdo gje nga zero dhe te besh nje pune per 2-3 vite e me pas te nisesh cdo gje nga zero eshte dicka teper e lodhshme per mua.”

“Por une punoj cdo dite ne fushe dhe me mendjen e lojtareve. Kam investuar shume nga vetja te te gjithe ata.”

“Eshte e natyrshme qe une shpresoj qe puna te vazhdoje per shume kohe. Do te isha shume i lumtur te vazhdoja punen time qe po bej tek Interi. Do doja te qendroja.”

“Por pasi te perfundoje sezoni, te gjithe duhet te ulemi per te pare se cfare mund te behet akoma edhe me mire.”

“Por ne nje menyre shume te qete, bashke me klubin. Behet e veshtire pastaj, komunikimi me mediat eshte nje menyre tjeter, por ne e dime se komunikimi mes vetes eshte shume i rendesishem.”

“Une e di qe kam nje emer te rende, ne vitet e kaluara me ka qelluar qe te perballem ne Champions me skuadra jo ne lartesine e duhur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.