Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

627 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta ben paralajmerimin e madh: “Inter po shkon drejt nje gabimi te pafalshem: duket sikur…”

Gazzetta ben paralajmerimin e madh: “Inter po shkon drejt nje gabimi te pafalshem: duket sikur…”
Inter Club Staff

Samir Handanovic po perjeton nje situate super paradoksale nderkohe qe po behet gati te fitoje kampionati si kapiten i Interit ne moshen 36 vjecare.

Ky eshte trofeu i tij i pare qe kur ka ardhur tek Interi ne sezonin 2012 duke zevendesuar Julio Cesar dhe po luan me Interin sezonin e tij te nente.

Lavdia, qe tashme eshte shume afer, po vjen ne momentin e tij me te keq ne nivel personal, sepse dje ka bere nje tjeter gafe, e treta ne vetem tre ndeshje.

“Ajo e djeshmja, do te kishte qene goli i trete i pesuar ne tre ndeshje me Interin pas nje gabimi direkt te tij.”

“Me pare ndaj Napolit beri nje autogol te shemtuar, pastaj ndaj Spezias u hodh me nje vonese te pashpjegueshme ndaj nje gjuajtje qendrore te Farias.”

“Edhe gafa e trete erdhi praktikisht, por ne teori jo, duke qene se u anullua goli. Por kapiteni i Interit nuk duket me Handanovic. Duket nje kopje e larget e tij.”

“Brenda fundit te kampionatit do te behet edhe portieri me me shume ndeshje ne historine e Interit ne Serie A me 325 ndeshje, sepse eshte vetem 3 ndeshje larg Zenges.”

“Gjithesesi, ceshtja eshte nje tjeter: e nesermja eshte plot me pasiguri dhe Interi mund te jete drejt nje gabimi te pafalshem.”

“Handanovic duket ne renie dhe nevoja per nje portier te ri dhe te sigurt po rritet dita-dites. Njeri ishte dje ne San Siro dhe shpetoi porten e tij disa here. Quhet Marco Silvestri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.