Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

336 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte flet per here te fundit ne kete sezon: “Ja kush eshte fitorja me e madhe e imja te Interi: te shoh qe…”

Inter, Conte flet per here te fundit ne kete sezon: “Ja kush eshte fitorja me e madhe e imja te Interi: te shoh qe…”
Inter Club Staff

Diten e sotme eshte zhvilluar edhe konferenca e fundit per shtyp e Antonio Contes per kete sezon.

Tekniku zikalter eshte prezantuar per mikrofonat e Inter TV ne prag te ndeshjes se neserme ndaj Udineses.

“Mungon edhe ndeshja e fundit, ndaj Udineses, e cila eshte nje skuader shume e mire ndaj te ciles duhet te bejme shume mire.”

“Duhet te ngreme trofeun neser, prandaj duam te bejme nje paraqitje shume te mire ne Meazza.”

Neser do te kete njemije persona ne stadium per te pare kupen e ngritu. A eshte nje sinjal i mire pas nje kohe te zeze per Italine dhe boten? Sa kane munguar tifozet ne stadiume qe edhe pse larg kane ditur te qendrojne prane skuadres?

“Eshte nje sinjal fakti qe po hapen gjerat. Ashtu si eshte pare edhe hapja ne Kupen e Italise dhe per Europianin.”

“Edhe neser do te jete bukur. Nuk do te harrojme ate per te cilen te gjithe punojme, te bejme te lumtur tifozet.”

“Tifozi eshte shume i rendesishem per futbollin. Urojme qe ti kemi sa me shpejt perkrah nesh.”

Udinese vjen e sigurt per qendrimin ne Serie A por duan te bejne nje ndeshje te mire. Cfare ndeshje pret?

“Udinese eshte nje skuader e mire, shume fizike, e zonja edhe ne fazen mbrojtese por te le shume pak hapsira ne kundersulm.”

“Presim nje ndeshje te veshtire. Ata do te vine per te nderuar perballjen me Kampionet e Italise dhe do japin maksimumin.”

Nga ndeshja e kaluar ndaj Udineses, Interi ka fituar 15, barazuar dy dhe humbur vetem nje. Jane numra te rendesishem qe bejne diferencen?

“Sigurisht qe kur fiton Skudeton do te thote se ke bere dicka te madhe.”

“Ke bere dicka me shume se te tjeret. Mendoj se numrat jane te rendesishem sepse te tregojne se cfare sezoni ke arritur te besh. Komplimentat i shkojne direkt lojtareve.”

Sa i lumtur je ti me rrugetimin e rritjes qe kane pasur djemte ne keto dy vite?

“Me siguri ka pasur nje rritje te madhe nga ana e te gjitheve. Por jo vetem nga ana tekniko-taktike, por edhe per sa i perket mentalitetit.”

“Kjo eshte fitorja me e madhe mendoj: mentaliteti qe keto djem kane tashme. Duke punuar jane rritur shume. Tani jane te gjithe lojtare kampione qe kane fituar dhe do dine se cfare rruge te ndjekin per te fituar akoma. Fitorja ime me e madhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.