Inter, Conte i komunikon drejtuesve: “Mund te shisni kedo nga skuadra, me perjashtim te dy lojtareve.”
Antonio Conte ka vetem nje emer ne mendjen e tij per te parakaluar Juventusin ne sezonin e ri.
Behet fjale per N’Golo Kante, mesfushorin kampion bote qe po ndiqet nga Interi me kujdes prej javesh tashme.
Mesfushori francez shihet nga tekniku si nje celes per te bere kapercimin e kualitetit ne mesfushe, por per ta sjelle ne Milano, Interi duhet te beje nje sforco te rendesishme ekonomike.
Per kete gje ka folur diten e sotme media italiane Il Giorno, e cila ka shpjeguar se si tek Interi aktualisht vetem dy lojtare sipas direktivave te Contes jane te pashitshem.
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
– 7 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri: të qënit pjesë e familjes zikaltër është një gjest dashurie ndaj klubit të zemres! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/ChSYfdEphQ
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 8, 2020
“Per te arritur tek endrra e tij, Conte eshte gati te sakrifikoje te gjithe ata qe ka ne skuader aktualish: por me perjashtim te dy lojtareve.”
“Ai i ka thene qarte drejtuesve se mund te bejne nje shitje te rendesishme ne cdo moment per te arritur te Kante.”
“Madje mund te sakrifikohet edhe Christian Eriksen, qe erdhi ne janar nga Tottenham per 27 milione euro edhe pse kishte vetem 6 muaj kontrate.”
“Por ne listen e gjate me lojtare te sakrifikueshem ne skuadren zikalter qe i eshte dorezuar nga Conte drejtuesve, nuk jane vetem dy lojtare: Romelu Lukaku dhe Stefan De Vrij. Per Conten, ata te dy jane te pashitshem.”