Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

838 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Champions League, kalendari nuk i buzeqesh Interit. 7 ndeshje ne total jane…

Champions League, kalendari nuk i buzeqesh Interit. 7 ndeshje ne total jane…
Inter Club Staff

Shume pak ndeshje ne shtepi per Interin e cila eshte e detyruar te fitoje sa me shume per tu rikthyer ne Europe.

Interi duhet te rikthehet te vrapoje nese deshiron te kualifikohet ne Champions League.

Skuadra e Spallettit duhet te nderroje marsh dhe te rikthehet te mbaje ritmin e pjeses se pare te sezonit per te tentuar te hyje ne mes kater skuadrave te para te kampionatit.

Me siguri, kalendari nuk eshte nje aleat i Interit. Nga 11 ndeshje te mbetura, ne fakt, Interit do i duhet te luaje 7 te tilla ne transferte.

Problemi eshte pikerisht ky, sepse Interi nuk fiton nje ndeshje ne transferte qe prej 25 nentorit, nese e kujtojme, ka qene 3-1 ne Cagliari.

“Tour de force” fillon qe kete te diele, ku Interi do te luaje ne shtepine e Sampdorias, direkt nje fushe e komplikuar. Ashtu si do te jene ato te Torinos dhe Atalantes qe do pasojne.

Ne transferte, te pakten formalisht, eshte per tu konsideruar edhe derbi ndaj Milanit, ndersa zikalterit do te spostohen nga Milano per te luajtur edhe ndaj Chievo, Udineses dhe Lazios ne transferte.

Po, ndeshja ndaj Lazios eshte e fundit e kampionatit dhe ku i dihet nese do te kthehet ne nje ndeshje kualifikuese direkte per Champions League.

Me perjashtim te ndeshjes se madhe ndaj Juventusit, zikalterit ne leter do e kene pak me te lehte me kundershtare si Verona, Cagliari dhe Sassuolo qe do te vizitojne Meazzen, por problemi eshte se keto skuadra jane te gjitha ne lufte per te mbijetuar ne Serie A.

Ne gjashte vitet e fundit, Interi vetem nje here ka arritur te kape vendin e katert: ishte sezoni 2015-16, dhe piket finale ne ate vit per djemte e Mancinit ishin 67, por vendet ne Champions ishin vetem tre.

Eshte per tu perjashtuar qe kaq pike mund te mjaftojne kete vit. Pastaj, ai ka qene Interi me i mire i ketij harku kohor. Heren e fundit qe Interi ka arritur te grumbulloje me shume se 70 pike ka qene viti 2010/11 me 76 te tilla, ku Interi i post-Tripletes e mbylli ne vendin e dyte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.