Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

255 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Correa flet perpara derbit: “Ju tregoj gjithcka: ja pse zgjodha Interin. Ndaj Milanit dua vetem dicka: te…”

Inter, Correa flet perpara derbit: “Ju tregoj gjithcka: ja pse zgjodha Interin. Ndaj Milanit dua vetem dicka: te…”
Inter Club Staff

“Jemi akoma ne fillim te sezonit, por me siguri e ndjen ne ajer se kjo eshte nje ndeshje shume speciale, nje si ato ndeshje qe te ndryshojne sezonin.”

“Tifozet e Interit na kerkojne nje gezim te madh dhe ne duam qe t’ja japim.”

Keshtu e nis fjalen e tij Tucu Correa. Argjentinasi, qe sapo ka ardhur ne Milano ne kete vere, flet per Gazzetta dello Sport.

“Nese mendojme per rreziqet, i bie te mendojme mbrapsht. Duhet te mendojme per te kunderten, per ate qe eshte e rendesishme per ne. Te fitojme dhe te mos largohemi nga kreu. Kaq duhet.”

“Gjithesesi gjykimet perfundimtare do te behen ne fund, sepse tani eshte shume heret. E rendesishme te mos largohemi nga kreu.”

Pese gola ne sfidat kunder Milanit: ky eshte rekordi jot. Cfare na thua?

“Jo, une jam shume i lumtur me ate qe kam bere. Jam lidhur me golin ne gjysmefinalen e Kupes se Italise ne 2019 sepse kaluam turin dhe me pas e fituam edhe trofeun.”

“Njehere kam shenuar nje gol ne te 94. Jane gola te rendesishem, por deshira me e madhe eshte te shenoj akoma me shume.”

Gjeja e pare qe te vjen ne mendje kur mendon derbin e Milanos?

“Une femije perpara tv dhe brenda ne fushe kishte tymuese, shume drita dhe kampione. Kam menduar se sa bukur do te ishte sikur nje dite te isha aty, edhe thjesht per ta pare kete ndeshje. E tani jam ketu per ta luajtur…”

Le te rikthehemi te momenti kur ke ardhur ne Milano: ke ke marre per nje keshille?

“Nje telefonate e rendesishme ka qene ajo e Veron, nje referim per mua te Estudiantes. Ishte i pabesueshem, nuk gabonte nje fjale.”

“Kesaj radhe i kam kerkuar nje informacion per klubin dhe me ka thene direkt: ‘shko’. Me ka bere te kuptoj direkt sa i madh ishte Interi, cfare do te thote te jem ketu.”

“Une me pas nuk jam menduar me asnje cast. Kete enderr e kam pasur qe femije kur Interit ju afrova, por nuk e kapa dot.”

Cfare mban mend te ajo prove e 2012?

“Me kujtohet Pinetina, ajri, emocioni: doja me te gjitha menyrat qe te transferohesha edhe sepse isha tifoz i skuadres dhe kishte shume argjentinas.”

“Ne fund klubet nuk u moren vesh per shifren e transferimit dhe une duhet te largohesha. Per fat te mire u riktheva si i rritur.”

Sa i rendesishem ka qene fakti qe te gjeje ne Milano nje si Inzaghi?

“Pas prokuratorit tim, kam degjuar pikerisht ate. Me ka bere te kuptoj se ky ishte nje hap perpara shume i rendesishem. Ta degjoja teksa fliste me ka bere te lumtur dhe te sigurt.”

Por ai i Interit eshte i njejti Simone me ate te Lazios?

“Nuk e shoh te ndryshuar. Eshte gjithmone i qete dhe i vendosur. Edhe stafi i tij po punon mire. Per ate qe mendoj une, gjerat duhet te shkojne mire. Duhet te kemi vetem durim.”

Meqe jemi te Interi, nuk te ben pershtypje ndonje lojtar qe me pare e ke pasur kundershtar po tani e ke shok skuadre?

“Dzeko. Une bej shaka gjithmone me te. I them qe ne Rome fitonim gjithmone neve. Ta kesh si kundershtar eshte shume e veshtire. Eshte i cmendur, shenon shume.”

Ka ndopak lufte per te qene titullar me Lautaron?

“Eshte nje kompeticion i shendetshem. Te gjithe po shkojme ne te njejtin drejtim. Perkundrazi, Toro po me ndihmon shume: eshte nje top brenda dhe jashte fushes.”

“Me pare me merrte ne telefon qe te vija: donte shume qe une te vija ne Milano.”

A je i lumtur per kete nisje si interist?

“Prisja qe te isha me mre fizikisht dhe qe te luaja me shume. Por disa demtime me kane penalizuar shume.”

“Koha ime do te vije: tani ham mire dhe jam gati te luaj disa minuta.”

Ka ndonje shok qe te ka cuditur ne vecanti?

“Niveli eshte shume i larte. Brozovic pertej shakave eshte i pabesueshem: vrapon gjithandej dhe eshte kudo.”

E ke falur Luiz Felipe per ate qe beri ne Olimpico?

“Ne fund i keqi isha une per reagimin nervoz. Nuk ishte momenti i duhur, por kemi gjetur menjehere paqen. Mbetet nje vella. Ne fushe ama nuk po qante per mua, por per kartonin e kuq.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.