Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

661 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Corriere sulmon ashper Dumfries: “Te sigurt qe eshte nje futbollist? Ai eshte nje…”

Inter, Corriere sulmon ashper Dumfries: “Te sigurt qe eshte nje futbollist? Ai eshte nje…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme tek Interi ka pasur nga ata lojtare qe kane shkelqyer, por edhe nga ata lojtare qe nuk kane bere nje nder ndeshjet e tyre me te mira.

Ne fakt ky problem ka ekzistuar me shume te lojtaret qe jane futur ne fushen e lojes si zevendesues se sa te titullaret.

Simone Inzaghi u mundua te ndryshonte dicka duke hedhur ne fushe Dimarco dhe Dumfries per Perisic dhe Darmian, por kjo levizje nuk rezultoi shume frutdhenese.

Per fat te keq, qe te zevendesimi i pare, Interi humbi goxha nga shkelqimi i saj ne fushen e lojes dhe i la shume fushe Realit te Madridit.

Nderkohe, Corriere della Sera eshte treguar shume e ashper ne vecanti me nje nga blerjet e reja te Interit, Denzel Dumfries.

Ata kane shkruar per te: “Nje note 5 dhe mbase eshte shume per ate qe pame ne fushen e lojes nga hollandezi ne pjesen e dyte.”

“Te sigurt qe eshte nje futbollist? Sepse u duk sikur ishte ne nje gare atletike. Por fusha e futbollit nuk eshte nje piste atletike: nuk mjafton vetem te besh vrap shpejt.”

“Prapa nuk mbulon kurre dhe nga ana e tij Real Madrid u zbavit jo pak. Dje ka bere nje ndeshje shume te dobet. Me siguri Interi dhe tifozet presin dicka komplet tjeter nga ai.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.