Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

707 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter, ja gjesti madheshtor ne fund te ndeshjes nga San Siro qe nuk u pa ne tv: te gjithe…”

“Inter, ja gjesti madheshtor ne fund te ndeshjes nga San Siro qe nuk u pa ne tv: te gjithe…”
Inter Club Staff

“Inter e ka nisur me kemben e gabuar ne Champions League, por humbja e djeshme ndaj Real Madrid ka qene e gjitha e pamerituar.”

Keshtu shkruan Corriere dello Sport diten e sotme per ndeshjen e djeshme dhe fokusohet te ajo qe ndodhi ne fushen el ojes.

Ndeshja e djemve te Inzaghit ka qene me te vertete e mire por per fat te keq, loja e mire nuk ka sjelle ne shtepi asnje pike.

“Zikalterit, per shumicen e ndeshjes, kane qene dominues te ndeshjes dhe barazimi do te ishte gjithashtu nje rezultat i padrejte por do te ishte te pakten i pranueshem.”

“Por jo, vetem nje minute nga fundi Interi ka pesuar golin e disavantazhit. Pikerisht aty kur serbatori i energjive te Interi ishte pothuajse bosh.”

“Ka qene nje dicka e papritur per te gjithe, sepse ashtu si e thame edhe me lart, Interi i Inzaghit meritoi shume me shume se kaq.”

“Por edhe San Siro e ka kuptuar kete gje dhe te gjithe ata qe ishin prezent dje kane bere nje gjest madheshtor ne drejtim te skuadres mbremjen e djeshme e qe mbase nga televizioni nuk eshte pare.”

“Edhe pse goli ishte pesuar prej pak minutash dhe Interi humbi, ne fund te ndeshjes cdo tifoz prezent ne stadium ka duartrokitur te gjithe lojtaret dhe paraqitjen e tyre ne fushen e lojes.”

“Ishte me te vertete nje ndeshje per tu duartrokitur ajo e djemve zikalter qe ndoshta me pak fat mund ta kishin marre edhe nje fitore. Por futbolli eshte keshtu: ndonjehere kur nuk shenon… e peson.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.