Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

243 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Curva Nord jep leksione tifozlliku dhe i dergon nje mesazh tifozeve te Interit: “Ne nuk kemi asnje…”

Inter, Curva Nord jep leksione tifozlliku dhe i dergon nje mesazh tifozeve te Interit: “Ne nuk kemi asnje…”
Inter Club Staff

“Asnje dekurajim, asnje frike”. Keshtu nis komunikata e Curva Nord e cila eshte postuar diten e djeshme dhe i eshte kushtuar tifozeve te Interit.

Ata kane bere nje thirrje masive per te mbeshtetur Interin ne kete moment te komplikuar te sezonit ku rezultatet nuk kane qene me te mirat.

“Eshte nje moment delikat dhe thelbesor per fatin e sezonit. Tani, si ne si tifoze por edhe skuadra, cdo njeri per ate qe i takon, duhet te jemi te bashkuar dhe te gjejme celesin e duhur per te lexuar cdo situate.”

“Rezultati duhet kerkuar. Interpretimi yne eshte shume i thjeshte: sezoni eshte i gjate dhe normalisht ka ulje dhe ngritje.”

“E rendesihme eshte ti neutralizojme uljet dhe te ringrihemi bashke. Skuadra po ben mire, pertej cdo fjale te keqe qe eshte thene pa nisur ende kampionati.”

“Asnje nuk duhet te terhiqet prapa, mbi te gjitha tifozet e dobet qe luhaten menjehere. Ky Inter ka dhe do te kete mbeshtetjen tone te pakushtezuar.”

“Deri ne fund fare. E kjo gje eshte treguar ne menyre emocionuese edhe ne dy ndeshjet e fundit te luajtura ne shtepi dhe qe jane humbur.”

“Dhe kur nje pjese e publikut ne San Siro do e kuptoje qe frymen eshte me mire ta perdore per te bere tifo e jo per te vershellyer, atehere do te jemi edhe me afer objektivit.”

“Te kujtojme se per te shijuar dhe vleresuar driten, duhet te njohim edhe erresiren. Vetem keshtu do te perjetojme emocionin e fitores. Do te jemi gjithmone me ju, vetem nuk do ju leme kurre. PERPARA INTERNAZIONALE! PERPARA CURVA NORD!”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.