Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

363 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, De Vrij nuk i beson syve pas asaj qe ndodhi: “Isha vetem pak metra larg. Arbitri na tha se…”

Inter, De Vrij nuk i beson syve pas asaj qe ndodhi: “Isha vetem pak metra larg. Arbitri na tha se…”
Inter Club Staff

Stefan de Vrij komenton per DAZN barazimin me Juvnetusin ku tregon gjithcka per ate qe ka ndjere pas ndeshjes:

“Jemi shume te zhgenjyer per rezultatin. Penalltia? Une isha shume afer aksionit, nuk pashe asgje te parregullt deri ne ate pike sa te jepet penalltia.”

“Pastaj arbitri vendosi te shkoje te VAR dhe e dha. Ai ne fillim kishte bere gjeste me duar se nuk kishte asgje.”

‘Me vjen keq per si perfundoi. Kemi punuar shume keto dite pikerisht per kete ndeshje dhe per tu permiresuar.”

“Kur ne kemi topin, shpesh here e kemi humbur lehte. Kjo eshte dicka per tu permiresuar. Por ne pergjithesi kemi bere mire.”

Inter meritonte me shume?

“Mendoj se kur je per 85 minuta ne avantazh, duhet ta marresh ne shtepi ndeshjen. Kemi lene shume pak hapsira prapa dhe per kete me vjen keq.”

Ndeshja e radhes me Empolin per tu ringritur?

“Do te jete thelbesore. Ndeshje per tu fituar dhe per kete do te shkojme atje.”

Te vjen me shume keq per golin e pesuar apo per faktin se nuk kishte bindje mjaftueshem per te kerkuar 2-0.

“Mbetet zhgenjimi per rezultatin. Donim te fitonim, u pa. Kemi lene pak hapsira prapa. Sa keq per ate gol te pesuar ne fund.”

Nje mesazh per tifoet?

“Faleminderit per mbeshtetjen, jeni gjithmone prezent. Faleminderit per gjithcka.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.