Vieri i cmend te gjithe me deklaraten e tij: “A e keni pare cfare ka bere Lukaku? Ai eshte edhe me i mire se…”
Ish-bomberi zikalter, Christian Vieri, ka kurorezuar perfundimisht Romelu Lukaku si sulmuesin me te mire ne qarkullim.
Nuk eshte hera e pare qe ish-lojtari i njohur i rezervon komplimenta te medha belgut, por kesaj radhe komenti ishte madheshtor.
Ne nje direkte ne kanalin e tij Twitch, te cilin ai e ka quajtur Bobo Tv, Vieri ka dhene deklaraten me poshte:
“Romelu Lukaku per mua ne kete moment eshte sulmuesi me i forte ne bote. Po po, me degjuat mire. Me i forti ne bote.”
“Ai eshte edhe me i mire se Kane dhe Lewandowski. Kjo sepse ka me shume force fizike se te tjeret, eshte nje bishe e vertete.”
“Duke hequr Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, qe jane dicka tjeter, Lukaku eshte me i miri ne nivel golash.”
“E fus direkt pas tij Haaland ne vendin e dyte, por belgu i Interit eshte me i forte natyrisht e kete nuk e mohon dot askush.”
“Te gjithe te tjeret me lart mund ti markosh, por Lukaku jo. Asnje mbrojtes nuk e markon dot nje si Lukaku.”
Kjo deklarate e Vierit i ka cmendur te gjithe ne rrjete sociale nderkohe, sidomos tifozet e skuadrave kundershtare te zikalterve, qe e kane quajtur Lukakun te mbivlersuar nga te gjithe.