Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

808 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, degjo legjenden Diego Milito: “Kam nje keshille per skuadren time: duhet te harrojne njehere e mire…”

Inter, degjo legjenden Diego Milito: “Kam nje keshille per skuadren time: duhet te harrojne njehere e mire…”
Inter Club Staff

Perpara nje ndeshje ndaj Bayern Munich, nuk ka si te mungoje edhe nje legjende qe ne nje ndeshje te tille ka bere historine.

Behet fjale per Diego Milito, qe diten e sotme ka dhene nje interviste per La Gazzetta dello Sport, duke dhene edhe nje keshille per djemte e Inzaghit.

E veshtire kjo ndeshje?

“E veshtire, po. Por sa fat ka pasur Inter”.

Fat? Ne cfare kuptimi fat?

“Ne kuptimin qe nje ndeshje e madhe eshte menyra me e mire per te harruar nje ndeshje te keqe si ajo ndaj Milan.”

Ti ke humbur tre derbi kunder Milanit…

“Po, e vertete. Mbaj mend ne 2011, kur pas humbjes ne kampionat humbem edhe me Schalke. Ishte nje jave ku hodhem ne kosh edhe Serie A, edhe Champions”.

“Por une mendoj se Inzaghi dhe lojtaret po kalojne nje periudhe te vogel te komplikuar, nuk ka lidhje kjo gje. E sot mund te jete momenti per te hedhur pas shpine gjithcka”.

Le te kthehemi te ai Inter-Bayern i famshem ne 2010: dopiete dhe kupa ne xhep.

“Eshte nje ndeshje qe brenda meje do te mbese gjithmone. Mbaj mend cdo gje, cdo emocion te vetem, te qarat e njerezve”.

Thuaj te verteten: i kishe studiuar me video mbrojtesat e Bayern?

“Natyrisht qe po, i njihja shume mire pikat e tyre te dobeta. Pastaj isha me fat: te Bayern ishte Demichelis, shoku im ne kombetare. I forte shume, por per te dija gjithcka…”

Cfare nuk funksionon tani tek Inter?

“Une kam shume besim te Inter, eshte nje skuader e madhe me nje tranjer te madh. Prandaj jam shume optimist per kete sezon”.

“Normalisht duhet gjetur mbrojtja solide e vitit te kaluar dhe kjo ndeshje eshte nje provim shume i rendesishem per kete”.

“Ne keto ndeshje vendosen shume gjera brenda zones. Nese me duhet te zgjedh nje lojtar, zgjedh Skriniar dhe Lautaro”.

Ah, Lautaro yt… 

“Po, kam nje pike te dobet per te. Ai permiresohet cdo sezon. Tani ka edhe me shume eksperience. Inter me te eshte e sigurt”.

Inzaghi thote se per te kaluar duhen te pakten 10 pike. Ku do te merren?

“Inter duhet te provoje njehere te fitoje tre ndeshjet ne shtepi. Por te mendosh qe tani per piket ne fund eshte e gabuar”.

“Champions nuk eshte llogari. Ndeshja eshte sot dhe aq. Sfidat me Real dhe Liverpool vitin e kaluar kane treguar se Inzaghi mund te luaje barabarte me te gjithe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.