Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

485 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah fjalimi i Inzaghit diten e djeshme per skuadren: “Eshte totalisht e papranueshme qe…”

Inter, del ne pah fjalimi i Inzaghit diten e djeshme per skuadren: “Eshte totalisht e papranueshme qe…”
Inter Club Staff

Inter nuk mund te gaboje: neser ndja Juventusit skuadra e Simone Inzaghit do te luaje gjithcka ne fushen e lojes.

Si fillim, do te duhen vetem tre piket per te qendruar ne loje per Scudetto dhe me pas do te duhet te mendohet per ndeshjet e tjera.

Nderkohe, sipas Corriere dello Sport, diten e djeshme tekniku i Interit ka dashur te shkunde pak skuadren perpara ndeshjes se neserme.

“Ne fund te ndeshjes stervitore, Inzaghi ka dashur te beje nje fjalim perpara lojtareve duke i prekur pak edhe krenarine e lojtareve.”

“Gjate mbledhjes teknike ne brendesi te Appiano Gentiles, ai ka kerkuar vemendje dhe ka bere nje fjalim te shkurter.”

“Fokusi normalisht eshte i gjithi te ndeshja e neserme ndaj Juventusit dhe Inzaghi nuk ka humbur mundesine per te prekur krenarine e te tijeve.”

“Ai i ka thene atyre se si eshte e papranueshme per nje skuader si Interi qe kur jepet mundesia per te permbysur nje ndeshje si ajo ndaj Fiorentines te mos shkohet me shume se sa nje barazim.”

“Inzaghi nder te tjera i ka thene skuadres se ata nuk jane ata te ndeshjeve te fundit, por ata te fillimit te sezonit, ku ne Serie A nuk kishte asnje skuader qe mund ta ndalte Interin. Nga aty duhet te rifilloje gjithcka.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.