Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

404 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ricky Alvarez zbulon: “Ja si u transferova tek Inter: kisha nje marreveshje me Arsenal por me mori ne telefon nje si…”

Ricky Alvarez zbulon: “Ja si u transferova tek Inter: kisha nje marreveshje me Arsenal por me mori ne telefon nje si…”
Inter Club Staff

Si lindi transferimi i Ricardo Alvarez tek Interi ne vitin 2011? Kjo ka qene nje nga pyetjet qe ka marre pergjigje diten e djehsme ne Il Posticipo.

Kjo ka qene intervista e plote e ish-lojtarit te Interit qe eshte pritur shume mire nga tifozet zikalter pavarsisht koherave te veshtira.

“Ne kishim bere nje sezon tem adh me Velez. Kishim fituar kampionatin dhe shkuam deri ne gjysmefinalen e Kupes se Libertadores.”

“Kishte filluar te flitej shume per transferimin tim ne Europe. Ne te vertete mua me donin shume skuadra ne ate kohe.”

“Isha pothuajse nje lojtar i Arsenal. Kisha nje marreveshje me ta por e dija qe Interi me donte dhe doja te shkoja edhe une ne Milano.”

“Nderkohe qe isha gati te shkoja te Arsenal, nje telefonat e Cambiassos ndryshoi gjithcka dhe u binda.”

“E pashe qe Interi me donte dhe vendosa te shkoj ne Itali. I kam thene prokuratorit tim dhe familjes se doja Interin, skuadren e endrrave.”

“Ne Argjentine ndiqej shume sepse luanin shume lojtare te Argjentines ne ate kohe.”

Si ishte te ndaje dhomen e zhveshjes me legjendat e Tripletes?

“Ishte nje enderr. Ishte plot me kampionat qe kishin bere historine tek Interi. Ka qene shume bukur vertete.”

“Me kane mesuar shume qe tek puna e deri tek perulesia. Kam kuptuar se per te arritur majen duhet te japsh maksimumin.”

“Tek Inter kam kaluar nje periudhe teper te bukur. Kisha shume argjentinas si Cambiasso, Samuel dhe Milito dhe e bene gjihcka me te thjeshte. Me kane ndihmuar.”

Gasperini, Ranieri, Stramaccioni dhe Mazzarri: me ke je lidhur me shume?

“Kur une vajta, Inter po kalonte nje moment tranzicioni. Flitej per pronare te rinj. Pertej kesaj, une jam gjendur mire me cdo tranjer me pas.”

“Secili kishte metoden e tij. Ishin inteligjente. Ranieri me ka mesuar shume gjera. Stramaccioni me ka futur ne loje shume.”

“Me Mazzarrin kam kaluar momentin me te bukur timin tek Interi. Me te gjithe kam bere gjera te mire dhe jo te mira.”

Cfare ka kaq speciale ndermjet Interit dhe Argjentines?

“Ne Milano kane kaluar shume lojtare te rendeshem. Javier, Walter, Esteban dhe Diego kane shkruar historine.”

“Per kete motiv Argjentina eshte shume e lidhur me Interin. Sot jane Lautaro Martinez dhe Correa. Bejme tifo per ta. Sa me shume kohe kalon aq me krenar jam qe kam luajtur aty.”

Inter i Inzaghit mund te fitoje ne Torino?

“Patjeter. Mund te munde Juventusin edhe pse nuk po kalon nje moment te bukur. Ne ndeshjet e fundit e ka pasur te veshtire.”

“Eshte rikthyer ne nivelet e larta prej pak kohesh. Nuk e di si del, por di te them se Inter do te luftoje. Do te beje nje lufte te bukur per te fituar ne fund.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.