Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

764 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah hipoteza e pabesueshme: “Moratti rikthehet tek Interi? Ai ka marre nje oferte nga…”

Inter, del ne pah hipoteza e pabesueshme: “Moratti rikthehet tek Interi? Ai ka marre nje oferte nga…”
Inter Club Staff

A do te kete nje rikthim ne te kaluaren per sa i perket te ardhmes zikalter? Duket si nje loje fjalesh, por nuk eshte keshtu.

Gjate analizes qe po behet nga ana e Bc Partners te klubi zikalter, del ne pah edhe nje hipoteze e pabesueshme.

Disa tifoze VIP deshirojne qe te futen ne klubin e Interit, duke blere nje sasi te rendesishme aksionesh, por jo maxhorancen.

Kete hipoteze te re e tregon La Repubblica e cila zbulon gjithashtu se edhe vete Massimo Moratti mund te rikthehet keshtu tek Interi.

“Tratativat per shitjen e klubit duket se kane nxjerre perseri ne drite projektin Intespac, nje shoqeri e themeluar ne 2016 nga nje grup tifozesh interist te drejtuar nga Carlo Cottarelli, ish-komisar i spending review.”

“Bashke me te, ka pasur edhe 15 ortake, te gjithe tifoze te Interit.”

“Objektivi fillestar i Interspac, pas daljes nga skena e Thohir, ishte qe te mblidhte tifozet bashke dhe te blinin aksionet e minorances tek Interi, per te qene ortak me Zhang.”

“Por ne ate kohe nuk u be asgje. Nderkohe sot, duke pare qe BC Partners po tenton te investoje, telefonat kane filluar qe te bien perseri.”

“Rezultati: brenda nje jave, maksimumi dhjete ditesh, do te mblidhet keshilli i ortakeve te Intertspac perseri.”

“Cottarelli, i cili eshte kontaktuar, fshihet pas nje shprehje ‘te njohur britanike’: “no comment”, tha ai.

Robert Zaccaria, profesor universitar dhe ish-president i Rai, thote dicka me shume nderkohe:

“Koha eshte e shkurter dhe ne nuk kemi iluzionin e gjetjes se parave te mjaftueshme per te blere klubin.”

“Duam te bejme pjesen tone, duke nisur nje projekt fund raising per te ndihmuar Interin qe te jete e madhe.”

“Do te perfshijme interista teper te njohur, qe tek Valentino Rossi, e deri tek arkitekti Stefano Boeri, nga Roberto Vecchioni, e deri tek Paolo Bonolis, Fabio Fognini dhe Fiorello.”

“Do te fillojme nje anetaresim te gjere te tifozerise, pikerisht ashtu si ka ndodhur edhe te Real Madrid  apo Bayern Munich, ku tifozet jane aksionere te klubit.”

“Natyrisht qe do te ishim shume te lumtur qe me ne te ishte edhe Marco Tronchetti Provera dhe Massimo Moratti”.

Presidenti zikalter qe eshte futur ne histori si nje legjende nderkohe, nuk duket se trembet nga ky projekt.

Moratti ka thene: “Me duket nje operacion i komplikuar, por romantik. Une jam interist, keshtu me shume deshire do te degjoj ate qe Interspac do te me thote”, zbulon Moratti.

Nderkohe, pas mbledhjes se keshillit te ortakeve, me keta ortake qe e kane zemren zikalter, ata do te prezantojne nje projekt aktual per Interin.

Ata nuk duan te bejne gabimin e pese viteve me pare, kur Zhang pasoi Thohir, dhe vendi per aksionere te vegjel nuk ishte parashikuar.

Por sa kohe kane tifozet e Interit qe te studiojne kete propozim? Suning po negocion me BC Partners fale nje prokure te perkohshme.

Nuk ka asnje date dhe asnje dokument qe Zhang te jete i detyruar te mos degjoje propozime te reja.

Duke qene se Interi nuk eshte e kuotuar ne burse (jane te tilla vetem dy bondet qe jane leshuar nje ne bursen e Vienes dhe nje ne bursen e Luksemburgut), nuk ka asnje detyrim.

Per tu kuptuar me mire: nese Zhang do te marre nje oferte nga BC Partners, ai mund te marre edhe kohe per tu menduar per kete.

Prandaj, kohe per te arritur dicka ka edhe per tifozet VIP zikalter, qe me sa duket mund te bejne te ndodhe nje rikthim i madh te Interi si aksioner, rikthimin e Massimo Morattit…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.