Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,277 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Kovacic provohet si mesfushor i brendshëm, eksperiment i dështuar.

CdS – Kovacic provohet si mesfushor i brendshëm, eksperiment i dështuar.
Rinor Sopaj

Mateo Kovacic provohet në rolin e mesfushorit të brendshëm, kjo ishte pjesa më interesante e testit të djeshëm ndaj Haladas.

“Për hir të së vërtetës, numri dhjetë nuk na ka magjepsur. Ka provuar të bëjë më të mirën në mbajtjen e pozicionit, gjithashtu ka marrë pjesë edhe në fazën e defanzive, por kur erdhi koha që të fillonte aksionet, tendenca e tij për të mbajtur topin në këmbë ka shkaktuar vetëm ngadalësim të manovrave. Realiteti është se Kovacic për momentin nuk ka një pozicion të caktuar në Inter. Dhe ai që po e paguan këtë gjë pa asnjë dyshim është i riu kroat (i cili do të jetë 21 vjecar në Janarin e ardhshëm), dhe kemi një jovazhdueshmëri normale, Mancini dëshiron që ai të dal nga guacka dhe të trëgojë të gjithë personalitetin e tij dhe të dëshmojë kualitetin të cilin e ka”, thuhet në Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.