Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

952 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin: “Sherri Lukaku-Brozovic? Problemi me i madh eshte nje tjeter dhe eshte totalisht i papranueshem.”

Biasin: “Sherri Lukaku-Brozovic? Problemi me i madh eshte nje tjeter dhe eshte totalisht i papranueshem.”
Inter Club Staff

Tema e dites dje por edhe sot deri diku ka qene pikerisht sherri i supozuar ndermjet Romelu Lukaku dhe Marcelo Brozovic. 

Me kete titull u hap diten e djeshme faqja e pare e La Gazzetta dello Sport qe pershkruante me detaje ate qe kishte ndodhur ne dhomen e zhveshjes ndermjet dy lojtareve.

Nderkohe qe pati shume komente si edhe pergenjeshtrime apo versione te ndryshme nga media te tjera, e verteta eshte se dicka ka ndodhur.

Ajo qe nuk dihet eshte permasa e asaj qe ka ndodhur sepse fare mire mund te kete qene nje zenke e momentit dhe banale. Me pak fjale, nje zenke qe ndodh ne cdo skuader futbolli.

Per kete ka folur sot per Radio Sportiva edhe gazetari i njohur Fabrizio Biasin i cili ka komentuar keshtu lajmin e diteve te fundit per sherrin ndermjet Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukaku pas ndeshjes Inter-Slavia Prages.

“Kush ka qene te pakten njehere ne nje skuader futbolli e di qe keto gjera pothuajse ndodhin cdo dite: zenka ka gjithmone ndermjet lojtareve.”

“Keto zenka ne shumicen e rasteve jane edhe pozitive sepse ne fund arrihet ne nje perfundim ku perfiton klubi.”

“Por me duket se problemi ne kete histori nuk eshte as Lukaku, as Brozovic e as zenka ndermjet tyre.”

“Problemi ne kete histori eshte spiuni qe gjendet aty ne mes qe me siguri i nxjer keto gjera sepse deshiron qe era te fryje ne te kundert te Interit. Kush eshte ai qe deshiron te perfitoje per te nxjere keto gjera ne faqet e para te gjitha gazetave?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.