Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

317 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Di Marzio zbulon gjithcka: “Ja si Interi arriti te blente Hakimin: ishte nje sms i nisur pikerisht nga…”

Inter, Di Marzio zbulon gjithcka: “Ja si Interi arriti te blente Hakimin: ishte nje sms i nisur pikerisht nga…”
Inter Club Staff

Eshte Achraf Hakimi nje nga njerezit me te rendesishem te fitores se madhe te Interit, qe sapo eshte shpallur Kampione e Italise per here te nentembedhjete ne histori.

Por duket se ka qene nje udhetim i shpejte i Piero Ausilios ai qe ka bere qe Interi te kete sot ne dore nje nga talentet me te medhenj ne Europe.

Kete e ka zbuluar sot Gianluca Di Marzio, eksperti i merkatos, i cili ka treguar se si Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, e ka mbyllur kete operacion ne vetem pak ore.

“Agjenti i lojtarit Camano kishte kontakte te vazhdueshme me Perez per te shpejtuar kete shitje, nderkohe qe ndermjetesuesi italian, Davide Lippi, fliste me Ausilion”.

“Ne ate moment, Ausilio mori nje lajmerim: shiko, nese e do lojtarin, shko dhe merre tani. Eshte momenti. Kjo ishte telefonata thelbesore e operacionit.”

“Drejtuesit zikalter e kishin menduar, e vendosen, dhe ne fund shkuan direkt per goditjen: 40 milione euro plus 5 milione bonuse.”

“Tratative e thjeshte? Me gjithe ato para, frike kishte, edhe sepse konkurenca ishte shume e forte dhe duhej bere loja perpara e te gjitheve.”

“Por si bindet nje lojtar i tille? Ashtu si ka ndodhur edhe here te tjera. Ding: mesazh ne WhatsApp: “Eja, eja tek neve: te bej te rritesh si asnjehere dhe me ndihmon edhe mua te fitoj”.

“Ky mesazh ka qene i Antonio Contes, qe si shume here te tjera, kete lojtar e deshironte vete. Ka qene dora e tij qe ka ndihmuar nje operacion te mrekullueshem te Ausilios. E qe atehere, mbaroi cdo gje. Hakimi zgjodhi Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.