Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah nje emer totalisht i ri dhe low cost per mbrojtjen: konkurence e forte me Romen?

Inter, del ne pah nje emer totalisht i ri dhe low cost per mbrojtjen: konkurence e forte me Romen?
Inter Club Staff

Interi po shikon me shume kujdes ne merkato per te perforcuar skuadren ne sezonin e ardhshem me elemente te vlefshem.

Blerja e pare tashme dihet: ai eshte Achraf Hakimi i cili ka ardhur nga Real Madrid, edhe pse ende nuk e ka zhvilluar stervitjen e pare me Interin.

Gjithesesi, objektivi i drejtuesve te Interit, nuk eshte qe te blihen vetem lojtare te rinj dhe te talentuar ne kete merkato.

Antonio Conte kerkon mbi te gjitha, lojtare me shume eksperience qe ti nderthure ne skuader bashke me lojtaret e rinj te talentuar.

Keshtu, sipas asaj qe shkruhet sot nga TuttoMercatoWeb, tek Interi ka dale ne pah nje emer i ri per sa i perket mbrojtjes.

Ai eshte Domagoj Vida, mbrojtesi kroat qe do te largohet nga Besiktas ne fund te ketij sezoni dhe qe ka perfunduar ne listen e Interit dhe Romes.

Vida eshte nje nga lojtaret me eksperience dhe qe konsiderohet nje operacion low cost duke pare koston e ulet qe ka.

Por nje problem i madh per Interin ne garet per te mund te jete konkurenca e Monaco dhe Sevillas se Monchit, qe e ndjek qe nga koha e Romes. Nderkohe, edhe vete Roma po e kerkon lojtarin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.