Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

416 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Atalanta, Gosens nuk permbahet: “Jo vetem qe se kemi frike Interin, por ne kemi dicka qe ata se kane…”

Atalanta, Gosens nuk permbahet: “Jo vetem qe se kemi frike Interin, por ne kemi dicka qe ata se kane…”
Inter Club Staff

I intervistuar per Bergamo TV, lojtari i krahut te Atalantes, Robi Gosens ka folur per ndeshjen e madhe ne San Siro qe do te luhet neser ne darke.

Ai keshtu ka dashur te karikoje skuadren e tij dhe i ka hapur nje sfide totale Interit per ndeshjen e neserme.

“Si skuader ne kete moment ne po bejme shume mire: nuk pesojme shume gola dhe sulmojme me shume lojtare.”

“Kjo eshte dicka qe Interi nuk e ka sepse ata luajne me se shumti ne kundersulm me dy lojtare si Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.”

“Por ne si skuader po luajme shume mire dhe ne zone mund te shkojme edhe me 6 apo 7 lojtare dhe Interi per te mbrojtur mund ta shohe veten ne veshtiresi. Kjo gje per ta behet shume e veshtire nese ne luajme keshtu.”

“Frike? Jo vetem qe nuk kemi frike, por ne do te shkojme ne San Siro me besim maksimal dhe duam te fitojme me patjeter kete ndeshje. Kjo eshte deshira jone.”

“Nuk do te thote se po fituam me Interin do te fitojme kampionatin, por nese shkojme ne minus shtate pike mund te ndodhe gjithcka me pas.”

“Mund te jete nje sinjal per te gjithe se Atalanta vlen dicka me shume.”

Nderkohe, per sa i perket te ardhmes, ai shton: “Une po konfirmoj se ndihem mire. Mund te them se jam i lumtur ne Bergamo. Per mua eshte shtepia e dyte. Per sa i perket te tjerave, ne vere nuk e di cfare mund te ndodhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.