Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,846 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah ‘plani Marotta’: “Ja te gjithe lojtaret qe jane ne listen e largimeve: plot 12 lojtare per tu pare me…”

Inter, del ne pah ‘plani Marotta’: “Ja te gjithe lojtaret qe jane ne listen e largimeve: plot 12 lojtare per tu pare me…”
Inter Club Staff

Tashme eshte kuptuar: per Inter dhe tifozet e saj do te jete nje vere aspak banale dhe plot me emra ne merkato.

Zikalterit, perpara se te bejne disa goditje ne hyrje, po operojne per te mbyllur disa operacione ne dalje nga skuadra.

Per kete gje flet sot Sky Sport, e cila ndalet te shume emra me kujdes dhe prek keshtu plot 12 lojtare per tu ndjekur me kujdes.

“Prapa do te largohen shume: nga Radu, qe ka bere nje sezon teper negativ dhe me pas edhe Ranocchia dhe Kolarov.”

“Te dy ata ne skadence kontrate, jashte projektit Inter. Ne mesfushe, ka shume ndryshime qe pritet te behen nga Inter.”

“Perisic eshte nisur tashme per ne Londer dhe nuk do te jete me nje lojtar i Interit ne sezonin e ardhshem.”

“Bashke me te eshte larguar edhe Vecino, gjithashtu ne skadence nderkohe qe edhe Vidal, qe ka nje kontrate me 4 milione euro ne sezon, do te largohet.”

“Ne sulm, e sigurt edhe largimi i Caicedo, qe nuk eshte perdorur kurre por bashke me te do te largohet Sanchez.”

“Ne fund, emra qe perfliten per tu larguar jane edhe ato te Bastoni apo Lautaro Martinez, por Inter nuk deshiron ti preke dhe nuk bejne pjese ne kete liste te Marottes.”

“Ne merkato kurre mos thuaj kurre sepse cmimet e cmendura bejne ligjin, pikerisht si veren e kaluar me Romelu Lukaku.”

“Nderkohe, nje emer tjeter qe eshte ne listen e largimeve eshte Stefan De Vrij, qe nuk ka te ardhme ne Milano dhe Inter deshiron ta shese qe ne kete sezon.”

”Gjithesesi, njerez qe kompletojne kete liste jane Gagliardini, Dimarco dhe Pinamonti”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.