Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 2, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter, del ne pah shifra e frikshme: nga 100 milione sponsora kane mbetur vetem…”

“Inter, del ne pah shifra e frikshme: nga 100 milione sponsora kane mbetur vetem…”
Inter Club Staff

Tuttosport diten e sotme ka treguar nje kuadro te situates ekonomike ne shtepine Inter duke e krahasuar me disa vite me pare.

Ata kane treguar se si Inter ka humbur shume sponsora aziatik dhe nga kjo situate mund te dilet vetem duke ecur peprara ne Champions League.

Pra, duke kaluar kete vit me Porton, duke tentuar te shkohet sa me larg, por nga ana tjeter, duke u kualifikuar ne nje nga kater vendet e para ne kampionat.

Dicka e tille nga i gjithe klubi shihet si nje “must”, sepse kjo do te percaktote edhe strategjite e merkatos sezonin e ri.

Ja cfare shkruan Tuttosport: “Pas nje injektimi qe Suning ka bere ne daten 22 shkurt ne kasat e Interit prej 10 milione eurosh, tani duhen gjetur fonde te reja”.

“Eshte e frikshme nese shihet nje ze i rendesishem ne bilanc: Inter ka pasur 100 milione euro sponsora nga 2016 deri ne 2019”.

“Nderkohe, zeri i sponsorave nga Kina ne kete sezon ka rene ne shifren teper te ulet prej 2 milione eurosh ne total”.

“Per shembull, kompania IMedia ne Kine, ka paguar vetem 150 mije euro nga 23 milione euro ne sezon qe duhet te kishte paguar per prishje te njeanshme te kontrates”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.