Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,661 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe largimi me i dhimbshem qe quhet Antonio Pintus: “Mesohet se ajo qe ka ndodhur pas largimit te tij eshte…”

Inter dhe largimi me i dhimbshem qe quhet Antonio Pintus: “Mesohet se ajo qe ka ndodhur pas largimit te tij eshte…”
Inter Club Staff

Ne kete fillim sezoni eshte pare nje Inter shume pak brilant. Nje nga arsyet per kete, eshte edhe gjendja fizike e lojtareve.

Por nderkohe qe te gjithe kane kujtuar kohen e Contes, shume kane harruar edhe celesin e suksesit te ish-tranjerit te Interit nga aspekti i pergatitjes fizike.

“Gjate kohes se tij tek Inter, Conte kishte arritur te merrte me vete me te mirin absolut ne bote per sa i perket pergatitesve atletik”.

“Behet fjale per Antonio Pintus, qe ka qene edhe cudiberesi per skuadren zikalter: te gjithe i mbajne mend skenat e lojtareve te Interit ne veren e 2019 ku pas vrapit te gjithe ishin te shtrire ne toke sepse kembet nuk mbanin me dhe disa nga lojtareve u kishte ardhur edhe per te vjelle.”

“Ishte nje pergatitje e pabesueshme atletike dhe Conte me Pintus po benin gati skuadren per nje sezon vertete te gjate e te ngjeshur nga ana fizike dhe atletike.”

“Nderkohe, me ikjen e Contes, edhe Pintus u largua, ne drejtim te Real Madrid kesaj radhe qe e paguan ate sa nje tranjer (nje page goxha e larte…).”

“Pintus tek Inter u zevendesua nga Fabio Ripert dhe Claudio Spicciariello: dy pergatites besnik te Inzaghit me te cilet ai punon qe te moshat e Lazios”.

“Spicciariello ka dale nga anonimati tek Inter me nje karton te kuq ndaj Bolognes. Ripert nderkohe shihet shume shpesh prane Inzaghit dhe eshte nje person shume i kujdesshem ndaj muskujve me shprehjen e famshme “muskujt kane memorie”.”

“Gjitheseis, mesohet se ajo qe ka ndodhur pas largimit te tij eshte se skuadra ka pasur nje renie te dukshme nga ana fizike”.

“Gjithesesi, pergatitja e Interit nuk ka qene nder me te mirat dhe ka nga ata qe kujtojne Pintus keto kohe. Pyetja qe eshte: Romelu do te jete per shembull i njejti lojtar pa Pintus? Koha do e tregoje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.