Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,968 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe madheshtia e nje merkato te projektuar muaj me pare: “E kuptoni apo jo cfare ka ndodhur? Marotta ka…”

Inter dhe madheshtia e nje merkato te projektuar muaj me pare: “E kuptoni apo jo cfare ka ndodhur? Marotta ka…”
Inter Club Staff

Me te vertete qe Inter ne kete merkato, edhe pse mund te largohet nje lojtar si Skriniar, ka kohe qe po punon fort dhe mire.

Me sa duket, puna e Ausilios dhe e Marottes ka goxha kohe qe ka filluar dhe mbase fillimi ka qene pikerisht janari i larget.

Ne ato dite, Inter ka rene dakord me agjentin e Bremer per nje transferim tek Inter dhe aty ka filluar te programohet gjithcka.

Aty eshte bere edhe nje plan se shitja qe do te ndodhe, do te ndodhe pikerisht ne mbrojtje, sepse Inter ka siguruar nje nga me te miret ne Serie A ne ate rol.

Por a e dini cfare ka ndodhur deri me tani me merkaton e Interi? Le ta marrim e me radhe situaten ne cdo repart dhe do te veme re dicka te mrekullueshme.

Eshte shtuar Mkhitaryan dhe Asllani ne mesfushe, dhe nuk eshte larguar asnje prej titullareve. Nje upgrade i pabesueshem.

Ka ardhur Romelu Lukaku ne sulm dhe edhe sikur te mos vije Dybala, eshte nje upgrade i pabesueshem gjithashtu.

Nese vjen Dybala, nga nje upgrade i pabesueshem kalohet ne nje nga sulmet me te mira ne Europe, pa me te voglin dyshim.

Ka ardhur Onana ne porte dhe ai do te jete aty me Handanovic. Kemi kaluar nga nje dyshe Handanovic-Radu ne nje dyshte Onana-Handanovic.

Pra, kemi tre reparte deri me tani te perforcuara ndjeshem dhe mjafton te shihen emrat per te vene re dicka te tille.

Ne pritje te ndryshimeve ne prapavije, qe mund te shohin nje Skriniar qe i le vendin Gleison Bremer te Torinos.

Nuk mund te flitet per nje UPGRADE, sepse Skriniar eshte nje TOP PLAYER, por edhe Bremer nuk eshte nje nivel me i ulet.

Prandaj, perpara se te gjykojme nje levizje te tille (gjithmone nese Skriniar do te largohet…), le te themi se mbrojtja do te kete nje nivel te barabarte.

As me te ulet, e as me te larte, nese Skriniar zevendesohet me Bremer. Kjo sepse braziliani sapo eshte shpallur mbrojtesi me i mire ne Serie A per sezonin qe po leme pas.

Keto me lart jane frutet e nje merkato te planifikuar me kohe, dhe te nje tranjeri te qendrueshem si Inzaghi qe nuk shkakton stuhi mediatike.

Normalisht, fusha do e tregoje nese Marotta dhe Ausilio kane punuar mire me merkaton. Por ne leter te pakten, duket dicka e pabesueshme ajo qe po ndodh…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.